top of page

Trëndafili i Ballkanit


Hyrja


Fshiu lotët, palosi copën e bardhë që kishte ndër duar dhe e vendosi me ngut në sirtarin e parë të borosë. Lidhi kokën fort me shami dhe u mbështet në këndin përbri. Nuk guxova ta pyesja se ç’kishte. E dija përgjigjen, si zakonisht: “Ashtu kot. M’u kujtua nëna...”

Në sytë e saj endej një trishtim i thellë, ndaj nuk durova dot. Fundja nuk isha më e vogël, po mbushja të pesëmbëdhjetat.

-Mam, pse qan, se më çmende? Qëkur fillove të qëndisësh këtë jastëk, vetëm lot në sytë e tu kam parë. Nuk të lë ta prekësh më me dorë, more vesh. Nuk të lë!

-Po ti pse qan,kur lexon libra?

Më bëri të mendohem. Vërtet kisha qarë shumë kur pata lexuar librin “Djemtë e Rrugës Pal”. Atëherë isha e vogël,por edhe tani përlotem për Nemeçekun e gjorë. Kjo më kishte ndodhur edhe më parë me librin “Zemra” të Edmondo De Amicis, sidomos tek tregimet “Nga Apeninet në Andet” apo “Gjak Romanjolas”. Ajo nuk e dinte se unë ato ditë po lexoja fshehurazi “Konti i Monte Kristos”. E lexoja të fshehur midis librave të shkollës. Dhe fshehtas, qaja me ngashërim.

Iu përgjigja se ato ishin histori të vërteta.

– Edhe lotët e mia janë historitë vërteta. Babai im,thoshte shpesh: “Vërtet ne nuk u shkolluam si duhet, e nuk lexuam libra, por ama e shkruam librin e jetës”.

-Kështu, me lot, shkruhen librat e jetës apo me penë dhe letër?!...

–Mirë, mirë, përfundoje ti këtë qëndisje atëherë... Po deshe bëji dy copë të tjera t’i kesh për pajë. Është model i bukur, i veçantë.

- Çfarë thua. Këtë do ta përfundoj se nuk dua ta shoh më në duart e tua, porpër tjetër as mos tëtë shkojë në mendje. Do t’i tregoj babit se çfarë bën ti, kur nuk është ai.

Po ajo s’deshi t’ia dinte fare.


-Hesht, e mos më kërcëno me babanë tënd!...

Ashtu e përlotur siç qe, u ngrit me vrap e nxori nga sirtari jastëkun dhe ma hodhi ndër duar.

– Pak ka ngelur, dy -tre gjethe jeshile tek trëndafili, midis dy germave F. XH.

-E ç’do të thotë F.XH.?

– Bëj ashtu si të them dhe lëri fjalët! -urdhëroi ajo me autoritetin e plotë që kishte mbi mua.

-Mirë, nëse nuk më tregon, ç’është F.Xh.-ja,mund të më thuash se pse qan aq shumë, duke qëndisur këtë jastëk?. Mos me thuaj si gjithmonë:“M’u kujtua nëna”. Jo,po, m’u kujtua babai...!

–Hesht të thashë! Mbaroje shpejt dhe lëri fjalët!

Nëna ime, e bukura e dheut, ishte shumë autoritare me ne vajzat. Kërkuese e gjithmonë qortuese ndaj nesh. Kishte një zakon që asokohe më habiste, sa herë kishte një punë ndër duar, qante ose këndonte.Këtë herë me këtë jastëkun me F.XH. kishte derdhur lotët breshër. Kjo gjë më trishtonte shumë, ndaj e kisha pyetur shpesh:

- Pse qan?

–Ashtu kot. M’u kujtua nëna!

Ishte e çuditshme, sepse ditën tjetër, tekpunonte një triko, ia niste këngës shtruar.Këngë që nuk i kisha dëgjuar kurrë në radio.

E pyesja përsëri:

- Sa mirë sot, po këndon, mam?

- “Ashtu kot, m’u kujtua babai“.

Kjo më çudiste. Ky rit i saj vazhdoi tërë jetën.

Duke u rritur, nuk e pyesja më. E dija përgjigjen. Vitet rrodhën si lumenjtë e pashtershëm të asaj krahine. Vendosa t’i shkoja deri në fund:Përse qante kaq shumë nëna ime tek qëndiste jastëkun me F.XH?

Vite më vonë, mësovagjithçka.Në fillim m’u dukën legjenda epërrallasitë gjysheve. Po më pas, i pashë,i shkela ato vende, ndjeva dhimbje dhe dashuri.Vendosa të shkruaj, pasi prej kohësh pleksej dyzimi brenda meje edhe unë qaj e këndoj shpesh si ajo …

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page