top of page

TROKASHKAT

Jul 21, 2022
1 min read

(Dy poezi egzotiko-lirike) TROKASHKAT U ngjita në katin e njëqind e nëntë, Prek retë e Çikagos me mustaqe e gishta. Majë grataçielit ç'm’ i morën mendëtë, Valltaret spanjollka me pulpat e brishta. Trokojnë trokashka. Shpalosen fustane, Njëqind sombrero. Njëqind kitara. Ah,

ç'm'u fanitën tonat shtojzovalle,

mullinjtë, pas lumenjve, andej, nga Morava! ...Trokashkat trokthojnë me rrahjen e ujit, Uji derdh forcën mbi gur. Vocëraket vallëzuese nxitin rrjedhën e grurit, Pahu vesh mullirin me nur... Njëqind trokashka majë gratacielit, Gdhendur prej druri, nga pylli porsa kanë dalë. Sombrerot strehëgjëra,

edhe tingujt e fyellit,

Me trokthin e kuajve vrapit ia kanë marë! Çikago, 2009 POEMTH PËR LËMENJTË DHE NAFORËN Ti s'ke si ta dish ç'është lëmi,

i drunjti strumbullar pse dukej i artë,

pse kuajt spërkatnin me xixa kalldrëmin, pse qielli dikur ish më i kaltër. Ti s'ke si ta dish ngarësin e kuajve, Epoka e Lëmenjve për ty është fikur, ama, kokrën e drithit e shkoqitnin prej kallinjve, thundrat e atyre që quhen Krifëngritur. Ti s' ke shijuar lëpjeta me gjizë,

përshesh me dhallë e lakror me rradhiqe,

nafora që japin në kishë, bekim lëmenjsh në mijra vite. Ti s'ke si ta dish ç'është vrahtari, si pastronte grurin me erën e mbarë, pastaj, për jastëk, qafën e një kali, të njërit, prej kuajve, që unë kam ngarë... 2012

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page