TROKAS
Nuk do lodhem, do trokas O thyej dorën, o shemb murin Dhe në humb, le të humbas, Dhe kështu unë jam i humbur.
Nuk do lodhem përmbi dallgë, Po u mbyta, le të mbytem Shpirtin do ta bëj një varkë, Le të thërrmohet në brigje.
Nuk do lodhem, do vrapoj, Dhe po mbeta, le të mbetem Mjafton diellin ta shikoj Dhe më pas s’dua gjë tjetër.
Oh, më pas edhe më pas Të verbohem nuk kam frikë Dielli i shpirtit nuk njeh natë, Kur zemrat dehen me dritë.
Trokasim të zgjuajmë nga gjumi Letargjikët etur për gjak O thyejmë dorën, o shembet muri Ndryshe do humbim në natë.
Comments