top of page

TRIPTIK


TRIPTIK POETIK PËR QYTETIN TIM

Qyteti im fle çdo natë nën hijen e Dajtit

Shtrirë mes ujrave të Riglatës e Erzenit

Ëmbëlsi e pafundme, tejet asaj të mjatit

Tirona ime, zemra Shqipnis, bashi venit.

------------

Qyteti im ndrin nën rreze dielli

Një pranverë janari e vërtetë

Mrekullisht bardheblu qielli

Shtrirë nën hijen e Dajtit mbret...

------------

Qyteti im sonte ka shumë ftohtë

Acari egër keqas e ka kallkanosur

Të gjithë mbyllur, hapur asnjë portë

Ky dimër i sivjetëm s'po ka të sosur...


 
 
 

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page