top of page

TRIP-TIK-LIRIK


Thani Naqo

GJUMË TË THELLË EDHE QENTË NË FSHAT

Po qe se ti më ke fshirë nga kujtesa,

Gjer sot, kjo gjë, s'ka ndodhur me mua.

Më të bukur, se ç'je, të bëj me vjersha,

Ëndërr e ëndrrave të patreguara.


Po qe se ti ma ke shurdhuar hapin,

Hija ime s'të ndjek nga pas.

Për ty, pa gjumë, sërish e lë fshatin,

qentë egërshanë do lehin plot gaz.


Po qe se unë ta trazoj gjumin,

Mos e ngjyro dashurinë me terr.

Cilido që ty ta prek kurmin,

Më mirë se unë s’të përkëdhel.


Po qe se ti ma ke harruar fytyrën,

Buzët e mia ngjitur i ke.

Hajt, të përziejmë për të fundit herë frymën,

Unë mos plakem, ti të mbetesh e re.


***

Po qe se, (vërtet!,) më ke fshirë nga kujtesa,

E unë, (ta dish!,) do të t' fshij pak e nga pak.

Sa mirë mos më shfaqesh nëpër vjersha,

Në gjumë të thellë edhe qentë në fshat...


2013


MË DUKET SE BASHKË KEMI NJË SHEKULL


Më duket se bashkë kemi një shekull,

I fundmi thëngjill më kleit në gjoks.

Marrëzisht, mendoj, edhe zjarri yt’ ka vdekur.

Marrëzira, marrëzira, marrëzira për kot!


Më duket se bashkë do bëjmë e ca rrugë,

Ku vallë është fundi i saj?

Ti thua: "Atje, ku mbollëm puthjen e parë,"

Unë them: "Diku gjetkë edhe ca më larg."


Më duket se bashkë do jemi edhe atje,

Ku lulet çelin në çdo stinë.

Edhe thekët e yjeve varen gjer përdhe

Dhe heshtja e dashuria krah për krah rinë.

2018


BUKURIA VRASTARE


Bukuria jote, kur isha djalë,

Edhe hënën e vishte me ndryshk.

Një re, si zemër, loton sot e vrarë,

Pikëllon kalldrëmi me myshk.


Të krisur më morën, si me magji,

Sytë e ëndrra që s’vdes.

Ç’ë se s’t'i preka buzë e gjinj,

As flokët derdhur mbi bel.


Nga pas të ndiqnja,porsi gjahtar,

Paçka se një tjetër dashuroje.

Por ja, ai tjetri, dashurinë e heq zvarrë,

gjersa e shkel si lëvore.


Ende ri larg, dua të afrohem,

Të bindem se bën magji.

Në ndodh, sërish, të plagohem,

Bukuri Vrastare je ti.


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page