top of page

TRESHJA MAGJIKE


TRESHJA MAGJIKE

Nga Luan Çipi


Tragjas, Dukat e Radhimë,

Tre fshatra që shtrihen tok,

Po e shpreh me zë e frymë:

Madhështi, që nuk ka shok!


Një prejardhje historike,

Të bashkuar pushkë e dije

Gërshetim idesh magjike,

Për Atdheun, nder kush bije!


Tragjasi, pesëdhjetë dëshmorë,

Të tjerë, në Radhim - Dukat,

Në çdo shesh, vepra hyjnore,

Gjurmë gjaku, në çdo fshat.


Po rendis disa me emër,

Të trondit kujtimi i shenjtë,

Adhurimi hynë në zemër,

Nder, lavdi për këtë vend!


Në ballë ndrin Sado Koshena,

Flakadan është, Zonja Çure,

Në kështjellat me bedena,

 Si flamur valojnë mbi mure!


Kastriot e Maliq shkëlqimi,

Alimerkot, pjellë tufani,

Në Dukat Hasan Mëhilli,

Në Radhim Bilbil Sinani.


Shëmbëlltyrë nderi janë,

Lart në male, përmbi dete,

Emra të pavdekshëm kanë,

Flakërijnë mbi monumente!


Tiranë, më 25 Korrik 2020

 
 
 

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page