top of page

TRE POEZI

  • Dec 16, 2020
  • 1 min read

MYSLIM MASKA

JETA



Jeta është mjaltë,

Ëndërr pambarim…

Kështu thonë të vdekurit

Të gjallët,

Asgjë s’dinë!?...

Po Hëna pse u çmend

Shkoi e puthi yllin?

Ç’faj bëri zogu

Që i dogjën pyllin?... Prill 2018

Ç’FAJ KAM UNË?


Ç’faj kam unë,

Që çupka bukuroshe

Erdhi e më bëri një me veten

Thellë në shpirt?.

Vdekja besoj, është errësirë,

Çupkat mbase

Do më bëjnë Behar,

Do më japin dritë

Edhe në varr…

2020 ATHINE

PUTHJA


Kur të putha ty,

Sikur putha Perëndinë!

Më duket Perëndisë iu bë qejfi,

Gjersa duke qeshur më tha:

Tani, shko e puthu

ME VDEKJEN!... 2020.

3 Comments


mich.maska
Dec 17, 2020

Faleminderit z.Athanasiu, faleminderit z. Gjergji, per komentetet. Suksese ne krijimtarine tuaj elitare.

Me shume respekt, Myslim Maska.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Dec 17, 2020

E thotë drejt z.Xing: Poeti hap "sëndukun" e zemrës e na rrëfen këto perla që të ngazëllejnë e rinojnë. Janë si tre ditë vere në dimrin e moshës së tretë.

Përqafime! Kozmai.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Dec 17, 2020

Xing.

Zbrazen sirtaret me perla të harruara, por poetike për t'u bashkuar nën dritën e diellit me krijime të reja: po aq të bukura, po aq të ndjera. Urime, autorit për kujdesin ndaj lexuesit që

të njihet me 'to./ Xing.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page