
MYSLIM MASKA
TRE POEZI
NJË ZË TË GJALLËVE…
Tek varri i një vogelusheje
Është floku im kjo tufë bari
M’i kreh era,
M’i lyen hëna
M’i lan shqota .
Mos m’i shkelni, ju lutem
Jam e re,
E bukur,
Jam e gjalllë akoma…
Kam frike. Jam vetem, Ju dua!...
GJË E BUKUR THASHË…
Nga ç’mjegull dole ti?
Për gjëmën kur të thanë:
Se kjo botë e pistë
Po më ha të gjalle!
Kush të solli ty
Ëngjëll qe a djall?
Sa të pashë në sy,
U bëra dritë dhe varr.
Po kur puqëm buzët,
Qeshi universi.
Gjë e bukur thashë,
Tani le të vdesim…
MËZI I BARDHË
Në rrugicat e shpirtit tim
Rend e rend një MËZ i bardhë
Hop, i kap jelet mbi shpinë
Ku do më çosh vallë ?...
Ku po shkojmë me galop?
Patkonjtë nxjerrin flakë…
Mëzi më pa në sy me dhimbje