top of page

TRE LLOJET E DJEMVE...


Mentor Serjani.


Kur tregon një ngjarje , që bën fjalë apo kuvend të mënçur, nga njerezit e tu ndjehej mirë. Por akoma më mirë ndjehesh, kur për ato ndodhira, shprehen edhe të tjerët. Pikërisht këtu është madhështia, kur emri bëhet pjesë e një spektri, më të gjërë njerëzish, jo vetëm në fshat, por edhe në krahinë. Kjo ka ndodhur edhe me një histori te babait që në Nivicë-Bubar e tregonte po aq bukur, Arqile Munguli, i cili për t'i dhënë peshë meselese, thoshte në fund të saj se këtë histori ma ka treguar një plak i vjetër, por shumë i mënçur nga Sasaji, që quhej Remzi Serjani. Vitet kur babai shkonte në Shënvasil, për të shitur bimët medicinale. Këtë histori babai ia tha Arqile Mëngulit, (shofer), kur ky udhëtoi një herë me të, deri në Shënvasil. Arqilea i thotë se këtë histori e kam dëgjuar edhe nga Nasho Bitri nga Piqerasi.Po unë ia kam thënë dhe Nashos,- i tha babai. Historia kish marrë dhenë në të gjithë Bregdetin. Fjala e mënçur, fjala me brum, fjala me kuptim lë gjurmë për një kohë të gjatë. Po cilët janë tre llojet e djemve:

1.-DJALË E RRËNJË DALË: Ai që nuk lë bina, trashëgimtarë, është prakshuar; e ka shuar me mavri, fatkeq. Këta janë djem të vetëm të rritur me të gjitha të mirat,por që i ka ndjekur fati i keq, nga vetja dhe nga bashkëshortja.

2.-DJALË E BITHË DALË: Ai djalë, që të turpëron, të turpëron në shoqëri. Plangprishës, të diskrediton rrëmujë në punë, nevrastenik, nuk pyet për normat morale e shoqërore.

3.-DJALË E DELI DJALË: është ai që, jo vetëm lë trashëgimtarë të denjë, por edhe vetë,mbart cilësitë më të mira, të prindërve, të fisit, dajove e xhaxhallarëve, të nderon, të bën të njohur me emër të mirë, në gjithë hapësirën e mundshme.


84 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page