top of page

TRE LIRIKA NGA MYSLIM MASKA


TRE LIRIKA NGA MYSLIM MASKA

KËNGA MË E BUKUR…

Këngën më të bukur

S’e këndova kurrë.

Se ATË

Të BUKURËN E DHEUT

Që desha,

M’a quajtën KURVË…

Janar, 2022, Athinë.

UNË TË THASHË…

(Përkujtimore)

Unë të thashë,

Ç’më tha shpirti:

Në ëndërra mos m’u shfaq!

E tha dhe DANTJA,

Dhe SHEKSPIRI,

Të dashurit janë të marrë…

Si t’ia bëj,

Më thuaj TI

Që je në botën tjetër?

Si të të puth në gush e sy

Moj bukuroshe e fjetur…

Athinë, 5- 11 – 2021.

I VARURI…

S’të mbyt litari;

As karrigia që të heqin poshtë këmbëve,

Por FAJI…

 
 
 

3 Comments


mich.maska
Nov 25, 2022

Shume te nderuar dhe te respektuar miqte e mi shpirteror te letrave:

Poetit dhe shkrimtarit z.Gjergji dhe shkrimtarit dhe poetit z.Abilekajn.

Nder i madh per mua vleresimet nga personalitete te shquara si ju, per

lirikat e mia. Sic kemi biseduar jam duke pergatitur nje liber te ri me lirika.

E quaj domosdoshmeri nje mendim te trete, ose sic thuhet ndryshe, recenca prej jush.

Edhe kirurgu me i madh i botes nuk e operon dot veten e tij, thote Studiuesi Ilir Mborja.

Dhe ka te drejte.

Ju faleminderit dhe suksese ne krijimtarine tuaj dinjitoze.

Me shume respekt dhe konsiderate, Myslim Maska, Athine, 25 nentor 2022.

Like

abilekajn
Nov 25, 2022

Lirika fine. Frymë gjithënjerëzore. Atë që K. Gjergji quan "stil mysliman", me kopetencë njohësi të poezisë dhe me dashamirësi, e miratoj tërësisht. Ah, kjo kakofonia me emrin Myslim! AS mask-ian nuk parapëlqej të them, sido që detaji, shprehja dhe tërë stili janë të pangjashëm me tjetër.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Nov 25, 2022

Si gjithnjë, edhe në këto lirika është po ajo mënyrë procedimi që përbën dhe tiparin karakteristikë të stilit poetik mysliman. Poeti parapëlqen ta zbulojë poezinë tek një dukuri, gjest, mardhënie e caktuar, tek e papritura, paradoksi e deri skutat më të errëta e ndritura të qënies njerëzore, dhe bashkë me bukurinë estetike përçon me finesë edhe mesazhin sesi ta shohim botën dhe shoqërinë.

Urime e kurdoherë me energji të reja krijuese! K.Gjergji.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page