top of page

Trashëgimia




Shpesh njeriu thotë se kjo apo ajo punë i përket njerëzve të tjerë, pasi mendon se nuk është i aftë. Ky është vetveçim, është gabim që në fund krijon shtypës dhe të shtypur. Njeriu, në çdo gjë, nuk është por bëhet. S’ka njeri të lindur që nuk është i zoti.

Një mik e pyeti Isak Njutonin për parashikimin e pozicionit të planetëve dhe Njutoni i tha se do ta shikonte problemin. Disa vite më vonë personi e mori përgjigjen. Njutoni i tha se gjithçka që duhej të bënte ishte të krijonte një fushë të re të shkencës të quajtur fizikë. Dhe për të bërë fizikë, do t’i duhej të përdorte një fushë të re të matematikës që Njutoni e kishte krijuar kur ishte adoleshent, të quajtur llogaritje.

Disa njerëz thonë se këtë ide ai ia kishte vjedhur njërit prej bashkëkohësve të tij.

Njutoni shpiku llogaritjen sepse ishte gjeni, edhe nëse nuk e shpiku atë.

Edhe sot, nëse dikush thotë se ka shpikur një fushë të matematikës ose shkencës, njerëzit do të mendonin se ai gënjen dhe i ka vjedhur meritat.

Pra, edhe nëse Njutoni e vodhi, ai ishte i besueshëm dhe gjeni. Ai e kishte thënë më parë se kyçi suksesi i tij ishte se ai kishte parë përpara, hypur mbi supet e njerëzve të mëdhenj.

Pra, ‘asgjë të re nën këtë diell’, nuk ka asgjë të re në këtë botë - thuhet ‘nën diell' për të specifikuar përpjekjet e qenieve njerëzore të gjalla në Tokë. Trashëgimia - supet e të mëdhenjve - ka njësoj rëndësi sa trashëgimia e plaçkës - në mos më shumë - për të parë sa më larg përpara për të parandaluar të keqen. Njerëzit, politikanë dhe ata në pushtet, ulen në gjunjë, dhe gënjejnë kur thonë se shohin.


10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page