top of page

TRADITA SHKON BREZ PAS BREZI


TRADITA SHKON BREZ PAS BREZI.


Nga Servet Dauti Bejtet Fterrës kush ia shkroi? kush mbeti në histori? Isuf Avrec vjershëtori dhe shumë të tjerë pas tij. Tradita shkon brez pas brezi, vjen gjer sot në ditët tona, vargjet e këngës i ndezi, vjershëtori Teno Lona. O Teno Lonë fterjoti, sa bukur këngët i "gdhënd", si rilindësit qëmoti, të skalitura në shkëmb. Kur dëgjon këngët e tua, zemra hop, të ngrihet pesh, vargjet burojnë si krua, i dëgjon e buza qesh. Seç ja merr Hasan Mehmeti, me zërin si gjeraqinë, gjëmon mali, tundet deti, lezeton polifoninë. Gjer në gryka shkon jehona, pleksen zërat palë palë ia kthen këngës Taip Lona, Oshëtinë si det me valë. Kur ia hedh këngës Livani, te burimi, në Ixuar, zbresin çobanët nga stani, bilbilat duke dëgjuar. Fterrë, o e bukur Fterrë, këng e valle gjithë fshati, rapsod e poet përherë, plast bilbili nga inati! Kur festuam në shtator, gjith fterjotët u gëzuan, doli dhe një vjershëtor, lart, në Kika, mbi Ixuar. O Tomorri i Avrece, nga fisi të ra damari, që thurnin vjersha dhe bejte, na vjen si lule behari.

58 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page