top of page

Toleranca


Prof Dr Fatmir Terziu


Kohët e fundit dhe sidomos situata me Covid-19, tregoi se kultura dhe poezia kanë një paralele rruge të re. Ndërsa në vitet e fundit, kultura është politizuar në mënyrë të konsiderueshme, ose de-politizuar dukshëm, në pjesë të ndryshme të Botës, në rrolin e poezisë shohim më shumë liri të imagjinatës. Liria poetike si e tillë ia mësyn një fakti që e bën kulturën të ketë paraqitjen e saj në politikën arsimore me interes kryesor dhe të pjekur për vëmendje kritike. Kjo u pa me mësimet dhe leksionet online, ku dukshëm ndikoi dhe në Shqipëri. Fëmijëve të moshave të ndryshme, nxënësve dhe studentëve iu vunë leksione online me poezi e kulturë të kësaj paraleleje. Pra, poezia rifitoi liri poetike? Liria poetike është liri e imagjinatës që poetit i jepet të shprehë mendimet dhe ndjenjat e tij.

Me këtë liri poetike, një poet mund të fluturoj në qiellin e tij, të bëj miqësi me engjëjt, t’u jap jetë objekteve pa jetë. A ndodhi kështu me mësuesit dhe nxënësit? Në jo pak raste kjo shkonte tej humorit, por nejse nga pikëpamja e favorshme e punës së Theodor Adorno në industrinë e kulturës dhe shkrimet e tij mbi punën e mësuesit, unë argumentoj se edukimi kulturor është një vend ku ndodh diçka thelbësore dhe e veçantë edhe në kushte specifike, edhe kur poezia ndërhyn me imagjinatën e saj në traditë dhe në ndërlidhje kulturore.

Brenda traditës, vetë-reflektimi kritik dhe rezistenca ndaj mënyrave heteronime të të menduarit janë qëllimet thelbësore të edukimit. Kontributi i Adorno për të kuptuar këto synime na bën të konsiderojmë rëndësinë e “kontaktit të gjallë me ngrohtësinë e gjërave” si thelbësore për jetën etike dhe intelektuale, gjë që na sjell tolerancën dashamirëse.

Toleranca dashamirëse e idealit pluralist tani po përhapet dhe ridimensionohet dhe shqetësimi i përhapur në lidhje me ecurinë personale dhe sociale natyrisht është një kala më vete që duhet mbrojtur e forcuar nga kushtet aktuale. Në një pikë të tillë të paqëndrueshme, një kuptim i edukimit kulturor si një përvojë e “shumësisë së papërfillshme” pasuron dhe informon idealin e paragjykuar të pluralizmit dhe tregon një rrugëdalje në periudhat e trazuara. Nëse nuk fitohet me këtë dhe mbi këtë situatë, natyrisht me refleksion, imagjinatë dhe liri poetike, natyrisht dhe me tolerancë demokratike e ardhmja do të jetë ndryshe, ndryshe e vështirësuar.

 
 
 

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page