top of page

TIRANË, O E BUKURA TIRANË


Bashkim Saliasi

Tiranë, o e bukura Tiranë

Nga kodrat të sodit unë sot,

Sa pranë të kam, shumë pranë,

Vesa shkëlqen si një pikë lot.

E pastër je si drita,

E dlirë je si Linza.

Si ylber me shumë ngjyra,

Ndrijnë rrugica dhe parqe.

Pa smog të qesh fytyra,

Bukurinë tënde e shfaqe.

E bukur je o Tiranë,

Sa pranë të kam pranë.

Dhe kur dielli ikën nga ty,

Ti ndrin në netët pa henë.

Bukuria nuk më hynë në sy,

Në ëndërr të pash mbrëmë.

Me miken time u ngatërrova,

Se më shumë ty të dashurova.

Me ty o Tiranë e bukur,

Ëndërra thur për poezi.

Nga larg më dukesh flutur,

Nga afër më dukesh perri.

E bukur je o Tiranë,

Sa pranë të kamë pranë.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page