top of page

Tirania



Astrit Lulushi


Në fillim, që në gjenezë, shteti është thjesht antisocial. Ai nuk bazohet në idenë e të drejtave, por në idenë se individi nuk ka të drejta përveç atyre që shteti mund t'ia japë, përkohësisht.

Kur e keqja bëhet mjet mbijetese, mos prisni që njerëzit të mbeten të mirë. Ky është qëllimi i shtetit zhvatës. Në këto kushte mos prisni që njerëzit të qëndrojnë të moralshëm dhe të sakrifikojnë jetën e tyre për t'u bërë ushqim i imoralëve. Mos prisni që të prodhojnë, kur fermerët emigrojnë, prodhimi dënohet dhe plaçkitja shpërblehet. Mos pyesni: "Kush po e shkatërron vendin?" Ju jeni.

Tani ta shohim socializmin ashtu siç është - jo në mënyrë teorike, por në realitet. Socializmi është marrja e parave nga disa njerëz që punojnë dhe dhënia e tyre tek të tjerët që nuk punojnë, në përgjithësi.

Zgjerimi i madh i pagesave falas të bëra nga qeveria qendrore, për të krijuar dhe mbajtur varësinë nëpërmjet “ndihmave apo “përkrahjes sociale”

Mbrojtja nga qeveria e personave dhe korporatave të favorizuara, duke i lejuar të zgjerojnë pasurinë e tyre pa kufi, pavarësisht se çfarë krimesh kryejnë në proces. Shtrydhja e atyre që do të konkurronin me personat dhe korporatat e favorizuara. Diktatura duke u shtirur si shërbëtor i masave. Gënjeshtra se diktatura po drejtohet nga masa apo parrulla se “është në krye se populli e do”. Ulja graduale e standardit të jetesës për numrin dërrmues të njerëzve. Propaganda që pretendon socializmin është rruga drejt një bote më të mirë për të gjithë.

Me fjalë të tjera, socializmi është një raketë mbrojtëse, si Alb1 a 2, mashtrim, dhe një sistem i pashpirt i kontrollit nga elita, që paraqitet si e mira më e madhe. Është formë tjetër e tiranisë nga lart-poshtë - e vjetër sa malet.

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page