Tik-taket e fshehta
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 26, 2020
- 1 min read

Tik-taket e fshehta
Fatmir Terziu
Në sa stinë mund të bekohemi bashkë,
ndërsa asnjërën nuk ndajmë,
në ritmin melodik të rënies së flokëve,
mes plazmës së tretur të dhëmbëve,
në sa stinë
në sa … u mbetemi peng puthjeve?
Në cilën stinë
mund të mbjellim dritë si të syve?
Në cilën stinë …
Stinët janë si gërshetat e tua fëminore
zbukurojnë kohën në çdo cep të kornizës
ku gërvisht xhamin thoni i paprerë i bishës,
tik-tak, tik-taket e fshehta,
nga vetë jeta.
Dhe koha ikën si një simbolikë eksplozive,
në sa stinë na duhet të dyve
në sa … t’u bëjmë rend risive?
Ndoshta në njërën prej tyre
mund të kërkojmë lirshëm kodin e melodive
të gjejmë miliona motive,
për lumturinë e fëmijëve.
E për vetë lumturinë
ne vazhdojmë të dashurohemi
në çdo stinë.
Hiqmet Mehmetaj
Vargje të madhërishme ! Te pershendes nga Lungomarja e Vlorës prof Terziu ! Presim te na vini !
Korça Bibjana
So beautiful