top of page

TI, SULLTAN, GRABITQAR PRONASH!


Vullnet Mato

TI, SULLTAN, GRABITQAR PRONASH!

Ti, grabitqar pronash, shpallur sulltan“fitimtar”,

pushtove me ferman fals territorin e truallit tim,

pasi kape rob dikë, nga hipotekuesit zuzarë,

në kurthin tënd të turpshëm, me korruptim.

Si mund ta quash “fitore”, atë zaptim tinëzar,

pa shkarkuar armët, nga asnjë samar deveje?!

Tokën trashëgim, s’e mban dot, o sulltan hileqar,

pa u përleshur me pronarët, në fushë beteje!...

Nuk është e vështirë, të pushtosh kështjella,

duke kapërcyer muret, me ferman falsifikimi

dhe flamurin e pabesisë, të ngresh mbi bedena,

duke menduar, se ke fituar lavdinë e trimit!

Por kur të gjykohet, si i bëre të tuat ato troje,

të vërtetohet mashtrimi yt, faktuar hollësisht,

të zbulohet përvetësimi, me maska djallëzore,

të poshtrën “fitore”do ta humbësh shumëfish!...

Duhet të dish, se asnjë Sulltan, i asnjë sulltanati,

nuk i ka gëzuar përjetësisht, zaptime të tilla si ty,

toka e rrëmbyer, nuk është ngarkesë veshgjati,

por pasuri e patundshme, që s’luan vendit kurrsesi.

Se ndryshe nga shkëmbinj mbrujtur qindravjeçarëve,              

nga vullkanet me ujë shirash, gërryer nga lumenjtë,

dheu i mbrujtur nëpër ugare, me gjakun e të parëve,

mbetet përjetësisht, perimetër i trashëgimit të shenjtë.

Për atë truall, me pika të kuqe gjaku në brazda,

derdhur ndër breza, qysh herët, që nga pronari i parë,

të ndjek e drejta e trashëgimit të shenjtë, nga prapa

dhe jo vetëm s’e gëzon, por je i mallkuar deri në varr!

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page