top of page

Thani Naqo: Poezia e bën ditën më të bukur...

2 days ago
2 min read

Updated: 1 day ago

 

 

NË HIRIN TIM GJITHNJË KA PATUR DRITË

 

Më keni prerë e djegur herë pas here;

Të bjerë lisi në gjunjë nuk është e lehtë.

Kodrave, maleve e gjer ku fryn ere,

Ju ndizni zjarre që më përpijnë; digji edhe vetë.

 

Fryma ime frymon të zgjuar e të meftë—

Çdo gjë mbi Tokë e gjer tek retë.

Nuk digjet e as zhduket Shpirti im i shenjtë,

Nuk e lë Tokën të mbetet shterpë!

 

Në hirin tim gjithnjë ka patur dritë,

Shkëlqejnë grimcat e vogla, si Fara, me fat,

Ato, pra, që mbijnë edhe mbi shkëmbinjtë,

E bëhen pyll i artë.

 

SI SHUMË E ZGJEROVA BOTËN TIME

 

Si shumë e zgjerova botën time,

Me ato që jap e mar nga të tjerët.

Këmbejmë dhurata, këmbejmë mendime,

Pse vdesim vonë, pse vdesim herrët.

 

Si shumë e gjallërova me ojna bukurie,

mëllenja, kanarina e lule jargavani.

Barsoleta të pista e çaste marrëzie,

s'i futen në shishe djallushja e shejtani.

 

Në krahët e një fluture nanuris hënën e zbehtë,

e kqyr si një mrekulli e shpirtit të butë.

Është koha t'ja mar gjumit, apo të hesht?

Apo ta egërsoj veten e mos jem i urtë?

 

NËSE S'KE TJETËR NË MENDJE

 

Jam në pritje të çastit të beftë,

Që ti t'më dhurosh buzëqeshjen e humbur,

Që ne mos dukemi dashnorë të shkretë,

Pra, (ta dish), është koha e duhur.

 

Kush rrëmbeu buzëqeshjen tënde?

Apo, ja dhurove dikujt tjetër?

Nëse s' ke mashkull tjetër në mëndje,

Eja sonte, më tako patjetër.

 

Nuk di gjer kur soset durimi,

Por di që thinjat po na qëmtojnë,

Epo, edhe mëllenjat, kur shkrin dimri,

Bëjnë sikur tremben, por e gazmojnë.

 

SHFLETOJ KALENDARIN

 

Shfletoj kalendarin e ditëve të mia,

kërkoj çastet që kam qeshur me zë.

Një-herë-e-një-kohë, kur unë isha...

(me disa prej tyre,) tani s'qesh më.

 

Mbrëmë pashë veten time në ëndërr,

me mjekër isha e këmishëgrisur.

Hënën, si thelë pjepri, duke ngrënë,

domethënë, bujk e plak, i uritur.

 

Sa nuk dua të zgjohem natën,

më vjen të qesh, por s' qesh dot.

Shfletoj kalendarin, që të di datën,

ndroj mendje: datat për mua tani janë kot.

 

Sikur po shtohen ditët e trishta,

bëj t'i fshij, po nuk i fshij dot.

Një-herë-e-një-kohë, fletët ia grisja,

domethënë, kalendarët tani janë kot.

 

DOMETHËNË, EDHE UNË TË KAM HARRUAR

 

Dëgjoja i heshtur vërrejtjet e tua,

vetja më dukej mal me gabime.

Por, kur ti më shikoje vëngër mua,

ishe a jo e dashura ime?

 

M'i numëroje tërë mangësitë,

një nga një i mblidhje gishtat,

Vetja më dukej jo si të gjithë,

domethënë, s'isha në listë me princat.

 

Që kur u plaka nuk bëj më gabime,

Më dërgo mesazh në je penduar.

Po s' më quajte Dashnia Ime,

domethënë, edhe unë të kam mohuar.

 

GJERSA KLOROFILI BËHET I ARTË

 

Gjersa klorofili bëhet i artë,

Era mpreh dhëmbët në fshehtësi.

Si një shtrigë grindavece psherëtin ditë e natë,

Selvitë e përqeshin me fishkëllimë.

 

U zverdh koria,  u zhveshën mështeknat,

Nga qielli zbritën gargujt e heshtur.

Kë vallë të pyes pse më trishtojnë vjeshtat,

Pse të klorofilta selvitë kanë mbetur?

 

Paqton pylli, u zbardhën malet,

Gjethet puthen me njëra - tjetrën.

Në gjumë të thellë u zhytën ahet,

Por bredhat e pishat të gjelbra mbetën.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page