Mihal Gjergji: NË BRIGJET E HIMARËS
22 hours ago
1 min read

"Vajzë e valëve"-pret e s'tretet
Se s'humbet, nuk thinjet kënga
Prapsen retë, e mali mbetet
Si një xhamadan pa mënga
Vetëtima shkrep në qafa
Zbret e puth brigjet e buta
Ç'melodi po luan harpa?
Flet me detin Neço Muka!
Flet me krisma Nase Labi
Nuk i thotë marshallit-"Lepe!"
Lidh e zgjidh ca pranga fati
Edhe zgjon këngët në djepe
"Ç'i tregojnë gjoksin dovletit"
Qajnë shqip, e shqip këndojnë
Këtu s'vlen’ ferman i mbretit
S'tunden malet, veç rënkojnë!
Himarë , Nëntor 2017








Comments