top of page

Teuta Sadiku: ZJERM  dhe Shkodra elektronike



 

Teksti i këngës ``Zjerm``  është  reflektim i fuqishëm dhe i thellë i gjendjes shpirtërore dhe shoqërore të kohës, i shkruar me një gjuhë të pasur ,plot simbolika dhe imazhe të fuqishme,bashkuar këto në dialektin shkodran.

 Çfarë është ajo që e bën këtë tekst kënge  një krijim të veçantë dhe ndikues.

Është ndërthurja në vetvete e një bote mitike ,me referenca mitologjike,

kulti i të parëve,[]gojëdhënat,gjallimi i shqiptarit nëpër kohë; /edhe sot na thanë që s`prishet koha ]

kulti i vendlindjes,[Jarna ne ti toka ime, /

ku kam lindë s`do ta harroj ]

kulti i zjarrit,[ titulli i këngës Zjerm ]

këndimi ungjillor,[aman,/ miserere]       ]

këndimi alegorik,[transformimi, ndryshimi i botës , por më parë ndryshimi i vetes ;në natën time të dërgoj dritën ]

këndimi  etnografik.[    kërcejnë valle në shpirt/ përfundova në ujë, s`mu tha goja. /  veshja e Shkodra  elektronike    ]

Është krijimi i një sistemi ,dëshirash, ëndrrash,kombinime fjalësh që krijojnë imazhe të fuqishme për botën , realitetin e sotëm ,pa ushtarë, pa ambulancë,pa arrogancë,pa jetima, pa shishe në oqean.Por që të bëhen realitet këto imazhe ,të jetë kjo botë e dëshiruar më parë duhet vetja ndryshuar. Ndryshimi fillon  nga vetja ;

``krijo në mua një zemër të pastër,

në natën , errësirën time të  dërgoj dritën.``

 Për nga struktura  vargjet janë  të lirë, pa rregull të fortë metrik, duke i dhënë një ndjesi të rrjedhshme dhe të lirë këngës. Kjo liri në formë pasqyron edhe temën kryesore atë të lirisë shpirtërore dhe sociale. Ndërhyrjet e thirrjeve, si “Aman   [të lutem, pasthirmë  ] dhe,``miserere”[ po vuaj ,/nga latinishtja misere ], funksionojnë si thirrje për shpresë dhe shpëtim, duke i dhënë tekstit të këngës një ton të fuqishëm dhe të ngulitur në ndërgjegjen e dëgjuesve .

``Zjerm``, titulli i këngës ,jo vetëm  simbol i pasionit, por është simbol i fuqisë së brendshme shpirtërore, përfaqëson  dëshirën për ndryshim dhe shndërrim të brendshëm shpirtëror.

Bota duket e ylbertë pas shiut

/,më pas vijnë uji ,/oqeani / uji simbol i pastrimit, jetës dhe përtëritjes. Në `` Zjerm `` uji përfaqëson rrjedhjen e kohës, pastrimin nga dhuna dhe murtaja shoqërore.

 Toka jeme,  themel i jetës, identitetit kombëtar dhe stabilitetit. Është vendi ku lindin dhe rriten njerëzit, ku zhvillohet jeta e përditshme,

toka ime ku kam lind s`do të harroj,

veç ti vazhdo me shndrit..

 Shndrit,kjo folje në urdhërore  shndrit  si diell, si flaka ,simbole  të dritës, shpresës, ndriçimit të së vërtetës.

Drita përfaqëson forcën e zjermit mbi errësirën, duke sjellë shpresë dhe ndriçim të së ardhmes.

````Lirinë e fjalës ta mëson shkolla ``

njohuritë, arsimi dhe mençuria, mësohen në shkollë Mesazhi është se përmes njohurive, njerëzit mund të ndërtojnë një shoqëri më të mirë.Shkolla është 

 Institucioni i edukimit, vendi ku ndahen dituri dhe vlera. Përmes shkollës, mësohet liria e fjalës dhe zhvillimi i shoqërisë.

 Në këngë nuk përmendet  emri  Lufta, Paqja por imazhet që krijohen, figurat që simbolizojnë njerëzimin, ndërgjegjen kolektive, dhe potencialin e mirë janë pikërisht ato që I mbart  Drita, Zjarri,fjalë që   janë pothuajse nga fillimi deri në fund .

 Teksti i këngës përcjell një mesazh të fuqishëm të shpresës, lirisë dhe unitetit. Ajo flet për nevojën e ndërtimit të  një bote më të drejtë dhe të pastër, ku njerëzit të jetojnë pa frikë,  pa dhunë dhe urrejtje. Thekson rëndësinë e edukimit, diturisë dhe ndriçimit të së vërtetës përmes zjarrit  të shpirtit .

``Ti toka ime , ti vendi im shndrit ,

shndrit , shndrit ,shndrit ``.

SHNDRIT ME DRITËN BRENDA SHPIRTIT 

Drita, zjarri brenda shpirtit është  simbol i së vërtetës, shpresës dhe ndriçimit të rrugës së jetës.

Mesazhi është , pavarësisht sfidave, ne duam një botë ku dielli i shpresës të  ndriçojë jetën tonë, ku toka jonë mbetet e shëndetshme dhe ku njerëzit janë të lirë të kërcejnë  vallen e lumturisë dhe haresë. Në fund, kënga  thërret të ndërtojmë një të ardhme ku shndrit drita e diturisë, paqja dhe liria, duke e parë njeriun si qendër të këtij procesi transformues.

 Kënga është një hymn për shpresën dhe ndryshimin shoqëror. Ajo i thërret njerëzit të ndërtojnë një botë të pastër, të lirë dhe të ndritshme, ku vlerat e diturisë, paqes dhe unitetit janë udhërrëfyes. Fjalët kyçe si zjarr, ujë, tokë, diell dhe dritë simbolizojnë forcën, pastrimin, identitetin dhe ndriçimin që kërkohet për të arritur këtë realitet ideal.

 Fillimi i këngës është një   moment i qetë, “Në këtë minutë, në këtë çast”, krijon një ndjenjë të prekshme të aktualitetit dhe të rëndësisë së momentit. Refreni “Njerëzit e mirë,/ Njerëzit pa emër” thekson universalitetin e përvojës njerëzore, duke sjellë në fokus të gjithë pa dallim,feje, fisi  atë që na bashkon si njerëz, Humanizmin.

 Imazhi  “pas shiut, e ylbertë të duket bota” simbolizon shpresën pas vështirësive, një kthesë pozitive pas stuhisë. “Pa ushtarë, pa jetima” është një ëndërr për një realitet pa dhunë dhe luftë.

 Gjuha është e përzemërt dhe e fuqishme, duke përdorur figura të ndryshme stilistike si anafora (“Shndrit, Shndrit, Shndrit”) dhe përsëritja e tyre rrisin ndikimin emocional. Fjalët janë të zgjedhura me kujdes për të përcjellë ndjesinë e urgjencës dhe të nevojës për ndryshim dhe shpresë. Përmendja e “Lirinë e fjalës” dhe “shkolla” thekson rëndësinë e edukimit dhe të lirisë,themele  kryesore të ndryshimit shoqëror.

 Vargjet ,teksti i këngës ka  një ndikim të madh emocional, ngjall një ndjenjë të fuqishme të shpresës dhe të bashkimit, duke u drejtuar jo vetëm tek ndjesitë individuale por edhe tek ndërgjegjja kolektive. Thirrjet për ndriçim dhe për krijimin e një zemre të pastër janë thirrje për veprim dhe përkushtim, duke i dhënë këngës një dimension të fuqishëm humanitar.

 Përmbledhje:

Kënga ``Zjerm ``do të mbahet mend dhe vlerësohet për përdorimin e saj të fuqishëm të figurave stilistike, simbolikës dhe gjuhës së përzemërt për të përcjellë mesazhe të thella shpresëdhënëse. Ajo reflekton një dëshirë për liri, paqe dhe mirëqenie shoqërore, duke bërë një thirrje për ndërgjegjësim dhe ndryshim. Nëpërmjet imazheve të fuqishme dhe thirrjeve emocionale, kënga ngjall një ndjenjë të përbashkët të unitetit,të ndryshimit  dhe të besimit në një të ardhme më të mirë.

Kënga ``Zjerm ``, është një dëshmi e fuqisë së artit, tekstit letrar dhe  muzikës për të ngjallur shpresë dhe për të frymëzuar njerëzimin, duke u bërë një zë i mbështetjes, ndihmës dhe  i shpresës në kohë të vështira.

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page