Teuta Sadiku: Xhepi i fëmijërisë
- Sep 5, 2025
- 1 min read

Xhepi i fëmijërisë
...dhe mjafton vetëm hëna
medalion i varur në gjoksin e natës
dhe gjithshka bëhet e vogël sa një gogël,
pa ngjyrë ,pa peshë,pa rëndësi .
Ti njeri udhëtar shenjash ,
ëndrrambledhës
perandor dhe skllav i dashurisë
fëmi çamarrok akoma mbete.
Harrove kur e flake çëmçakëzin
e shkelën yjet dhe në qiell u ngjit
çdo dëshirë.
Ndaj mos u mundo më kot
nga prehri t'ia shkulësh gjithësisë,
fëmijërinë.
Mos harro,
vetëm rrugaçët dinë të bëjnë dashuri
pasi kanë thyer llampën e hënës me llastiqe
fshehur në xhepin e fëmijërisë!
Teuta Sadiku









Comments