Tetor
Nga Agim Bajrami
Ag i përzishëm i mbytur në djersë Mbi mollêt dhe fushën me bar Stina qê ditēt zvarrit gjithë përtesë Kollitet me fytin e tharë
Kostari mē herēt ka dalë nga shtëpia Me kosën e ndryshkur në duar Dhe atē si të tjerēt e lodhi mërzia Dhe malli për shiun e munguar
Ndērsa nxjerr nga gjoksi një oh pafuqije Dhe barin fillon të kosit Ngre kokên herë herê té përgjoj bubullimat A thua po kryen njê rit
Por qielli vazhdon, që të hesht i trishtuar Si njé kanavacë pa pikturë Dhe pse përmbi tē një piktor ka nēnshkruar Ajo s'mund te varet ne mur
Ag i përzishêm mbi fushën me bar Tetor qe s'tregon pêr tetor Njê vjeshtë që kollitet me fytin e tharē Dhe kokën në lumê "zhyt" cdo orë
Tren, Devoll 2019
Comments