top of page

Fatmir Minguli: Shpresa e poetit për ndryshim dhe e fshehta ekzuberative

  • 6 minutes ago
  • 3 min read

( Shënime kritike për librin “Jeta është dhuratë” të poetit Skënder milaqi, Jozef, 2025)

E solla këtë titull të shkrimit tim analitik për librin me poezi të Skënder Milaqit jo se ai përshtatet bukur me termin “transformizëm”, term që ditët tona është në qendër të shumë diskutimeve dhe komenteve në rrjetat sociale.

Jo më kot poeti e hap librin e tij “Jeta është dhuratë” pikërisht me këtë lloj mëdyshje që të bën të mendosh. Edhe pse poezitë e Skënderit në dukje paraqiten të thjeshta, aty jo vetëm kritiku i letërsië por dhe një lexues i vëmendshëm do të gjejë të fshehtën e patreguar.

Padyshim që libri “Jeta është dhuratë” është një pasqyrë e jetës në Durrësin tonë e kjo pasqyrë reflekton për më tej duke hedhur dritë për botën e madhe që duhet të ekzistojë shpirtërisht mes njerëzve. Nuk janë vetëm poezitë për luftën në Ukrainë, ku shprehet bukur indinjata e poetit. Janë shumë poezi të tjera si ato kushtuar poezisë dhe poetëve që e risjellin këtë indinjatë letrarisht dhe shpirtërisht. Më pëlqen të theksoj se poezitë “Për poetët”, “Fryma e festës poetike”, “E dua një bibliotekë të denjë”, “ Në gotën e poetit” etj, janë mesazhe jo didaskalike, por rryma shpirti ku ai pa ndrojtje, me modesti na jep thelbin e poezisë dhe tendencat e një poeti bashkëkohor.

Në poezitë e mësipërme Skënder Milaqi shkruan se “Kënaqësia e këtij udhëtimi të brendshëm/ Kur shpirti vishet me tinguj, rimë/ Eshtë si të prekësh  një yll të heshtur,/ dhe zbret në letër një përjetim.”

Kjo strofë është dhe esenca ku mbështetën kollonat e analizës time për librin” Jeta është dhuratë”. Me këtë libër Skënderi godet dhe godet, përsërit dhe përsërit der isa të kapë prekjen e yllit të heshtur. Dhe e ka kapur.

Poezia e tij është një origjinaliet më vete sepse sjell projekte jo me tre pamje por me gjashtë të një subjekti poetik. Ky vështrim e ka bazën tek e fshehta ekzuberiste, një ekzuberizën ndoshta në fillimet e tij por e rëndësishme është se ai shpreson për ndryshim dhe kësaj shprese i përmbahet ekzistencialisht.

Në teoritë mbi transformizmin në botën artistike, ekzuberizmi është një pjesë e këtij transformimi, në rastin tonë në poezi. Retë e poezive minimaliste apo skeletike post moderne, siç thekson prof. Fatmir Terziu janë në largim e sipër. Ekzuberizmi te Skënder Milaqi është i fshehur dhe nuk është thjeshtë transformizëm siç  rreket të barazojë dikush ekzuberizmin me transformizmin. Ekzuberizmi është një rrymë nën çatinë e kristaltë të transformizmit.

Le të vimë te shembulli ekzuberist në poezinë “Aroma e lules” ku kjo rrymë lind nga e thjeshta duke rënë për më tepër në grackën e transformizmit sepse aroma e lules është më shprehëse se aroma e gjethit apo barit të livadhit. Edhe pse pak natyralist Skëndër Milaqi ai e shfaq   ekzuberizmin në forcën përsëritëse të forcave aromatike të lloj lloj luleve duke bërë paralelen mes poezisë dhe aromës së luleve. Ai duke sjellë trandafilat, manushaqet dhe me radhë mbrrin në veçoritë e tyre në gjenezë derisa arrin tw krijojë krizantemën metaforike në një tufë ekzuberiste.

Edhe në poezinë “Shqipëria ime bujare”  ka strofa shpërthyese që tejkalojnë format e zakonshme poetike, “pyje të prera/ ujra që ndoten cdo ditë,/pleq të vetmuar,/ një det që mërmërit.”

I  njëjtI shpqrthim dekl dhe në poezinë autobiografike “Unë agronomi”, në dëndësinë e fjalës  “aromë”.

Në fund më duhet që të sjell konstatimin e poetit Agim Bajrami I cili e quan poezinë e Skënder Milaqit si lëvrim në liri.

Durrës qershor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page