top of page

Testohet personi i parë në Britani...


Testohet personi i parë në Britani: Vaksina kundër koronavirusit mund të shkaktojë efekte anësore të tmerrshme


Simeon Courtie është një nga personat e parë që është testuar me vaksinën kundër koronavirusit. Atij së pari i janë treguar efektet anësore që prisnin dhe më pas është marrë dakordësia ligjore e tij. Susanna Reid e emisionit Good Morning Britain e pyeti zotin Courtie për procesin e vaksinimit dhe për cilat kushte ai ka rënë dakord.

Zonja Reid:”Për çfarë lloj efektesh anësore ju kanë paralajmëruar?”

Z. Courtie u përgjigj: “Ata ende nuk e dinë, nuk janë të sigurt. Na thanë që mund të kemi efekte anësore shumë të buta, por edhe mund të përkeqësohen për dy ditë dhe mund të përjetoj dhimbje. Deri tani ndjej dhimbje të lehta në të gjithë trupin. Uroj që dhimbjet mos të bëhen të padurueshme.” Z. Courtie deklaroi se mbi 500 njerëz janë regjistruar për të marrë pjesë në testimin e vaksinës kundër koronavirusit.

145 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page