top of page

“TESTAMENTI” i JANKO PALIT


Janko Pali

“TESTAMENTI” i JANKO PALIT

nga Odise Çaçi


I dashur Petraq J.Pali. I nderuari babai juaj Janko Pali la pas një Testament(Meditim) ku i bën një analizë si regjimit 45 vjeçar diktatorial.Ju thoni është Meditim , unë them një Testament i shkruar jo për pasuri , pronë e shtëpi, por një Testament për Rininë shqiptare , që braktisi vendin duke mos pyetur se çfarë linte pas “Të braktisim gjind, vatan dhe të dalim karabush,.. Të braktisim fushat, malet Atdheut me vlerë !”.Na flet njw eurodit, që gjithë jetën studioi e punoi për fëmijët shqiptarë , duke u mësuar shkronjat e bukura shqipe si ushqim të parë. Ai i bën një autopsi sistemit të kalbur komunist, një sistem i mbyllur me tela me gjëmba, ku kllouni ishte pika e ndarjes mes jetës dhe vdekjes.Njëriu i ri i formuar me dogmat e Partise ,shteti u shkërmoq brënda ditës, pasi ishte një trung peme i kalbur nga brenda ,” Njeriu që thosh Partia i Ri… Doli fals e vraftë Lia , pa meritë e vlerë”. ku nuk mund të përballonte stuhitë e kohës, pas rënies së murit të Berlinit, pas Katovicës, pas shpërbërjes së sistemit socialist në lindje dhe në Bashkimin Sovjetik.Klasën politike shqiptare e gjeti te pa përgatitur.Popullit ju çel syri, ai sy që dikur ishte vigjëlent, për atdheun, sot ai e humbi ketë dhe u drejtua drejt kufirit, drejt detit, maleve e fushave për një jetë më të mirë.Kjo sipas prof.Palit ishte një çmënduri kolektive, pasi truri ishte bërë “shoshë” Autori thotë:”Që kur mëndjen s’vrau e fare pa u thelluar Braktisi çdo gjë e ngau sa më shpejt për tu larguar ? Atdheut vënd me vulë, që për ne s’ka më gjikundi… Nga ku gjyshi ynë qe ngulë, ku i rrodhi djersa mundi” dhe kjo erdhi jo nga latini , e shkjau, po veç se nga vetja jonë, dhe Partia që sundonte, Mbyllur në kufi në kloune, gjysëm shekulli lamë të shkonte”.Ky ishte shkaku i një emigracioni masiv, i cili u shoqwrua nga shkatërrimi i mbi 500 fabrikave e uzinave, i SMT, i Fermave e Kooperativave Bujqësore, gjithçka që ishte akumuluar me djersën e mundin e 45 viteve.Shqipëria u kthye nw njw vend të prodhimit të lëndëve të para industrial të pa përpunuara.Si këpurdhat pas shiut mbinë Piramindat dhe Fodacionet “bamirëse”, që i vunë flakën Shqipërisë.Dhe autori kujton ndjekjet nga Sigurimi i Shtetit, jo pwr shtetin, por për Agjitacion e Propagandë “Sa dhe muret me gur kishin veshë kishin …dhe të gjatë !Dhe s’guxon askush të fliste se dhe muret spiunojnë, Gjysëm fjale të të shkasë dhe në burg drejt e të çojnë !”.Pra kjo i detyroi shqiptarët të marrin arratinë, si komb. Autori kujton se “Edhe brezat para 1944, frekuentonim kurbetin , Atdheun se harronim !”Ai kujton luftën e klasave, shtrëngimet masive dhe plasi në qytet e fshat !”Ca nga toka ca nga deti, Për të gjithë nis kurbeti,.! Dhe “Pjesa që këtu qëndroi s’pati më mbarë të bënte !”.Kjo është drama shqiptare e dhënë mjaft bukur artistikisht nga “Mjeshtri i Madh”, Janko Pali.Por autori kujton dhe zhgënjimin e madh “xhepin dëng me para”, dhe pyet”Ku po shkojmë vallë shokë, kjo rrugë ku na çon ? Dashtë zoti e dorë vuftë, mbi miletin tonë fatkeq, Kthesa ardhtë,Paqen pruftë vetëm kjo ne na ndreq !” Demokraci nuk do të thotë të braktisësh vëndin ku ke lindur, rritur e burrwruar.Me demokracinë duhej të gëzohej dhe Shqipëria.Dhe i madhi Janko Pali në moshën 96 vjeçare kujton emigrimin dhe hallet që e shoqërojnë ”E në vënd të huaj bredhin e kurbetit bënë nismën.Thom aty ku kanë dalë, merak kanë për ç’kanë lënë, Pse kështu poshtë vithiset, vëndi jonë vënd me vul’ ? Bijt e Shqipes bijt e mjerë, q’aty këtu u shpërndanë, Vallë prapë ndonjwherë do të kthehen në vatan ? Lëshon e braktis çdo gjë dhe merr rrugën pa u thelluar ! U nis para më ju lumtë, fat të ri për të kërkuar !Dhe më pas e ndiq karvani…a të rinj a të moshuar !” Në Testament jepen disa porosi si “Ato vënde ku ka bredhë, a ku fati e pat çuar, Ndoshta dhe një lot të derdhë,për ato që kanë shkuar. Po avash kujtimet zbehen dhe në fund bëhen një nul ! Kush nga ne s’kujton rininë edhe rolin që ka lujtë.” Të bën përshtypje se ai jep këshilla dhe të rinjëve , kur ai kthehet nga Parisi për të vazhduar punën në Qeparo “Arm’e mjete nuk kisha,veçse një maturë shkollore,Plot me shpresa mbushur isha, se do gjëja një fitore !Shkova jashtë disa vjet,s’është dhe për t’u ankuar…Kush nga neve brënda jetës, se ka provuar këtë? Se Jeta do të dali lule.”. Jo, duhen përpjekje të mëdha .Dhe të rinjtë telashe kanë,aq’sa mëndja s’ta prêt.Jemi nje botë e globalizuar, koha e internetit, e dixhitalizimit dhe “ jeta s’është ç’ka qënë,kur me pak kënaqej kush, Koha hallet i ka shpënë,sa me zor bën ballë ç’do kush ! Se kërkesat janë ritur, …Lakëmia është shtuar dhe në veshje dhe ushqim, ç’i pa syri e lakëmoi.”. Mesazhin që përcjell i madhi Janko Pali është i qartë:Ai i bën thirrje rinisë dhe gjithë shqiptarëve të kthehen në vëndlindjen, në vendin e tyre, për të mos shpopulluar vatrat stërgjyshore.Po të punojnë të gjithë duke sjellë kapitalet dhe ti investojmw nw Shqipwri nuk do jetw e largët dita kur Shqipëria do jetë Zvicra e Ballkanit. Vlorë, më 29 qershor 2020 Me shumë respect docent Odise Çaçi

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page