TESTAMENT I POETIT


TESTAMENT I POETIT - poezi nga libri në dorëshkrim "Monumenti i fjalës", libër me 1500 poezi dhe 22 poema.

Në luftërat midis shtypjes dhe çlirimit né vet duhet të modelojmë të ardhmen dhe mësimin e jetës ta marrim nga jeta të ardhshmit do të kenë luftë me fqinjët se tek fqinjët e kemi gjysmën e atdheut. Fara arbërit po rritet nga rrënja dhe, nga degë të buta të shqipes moderne. Atdhe, çliroje shpirtin që të çelë së brendshmi çliroje shpirtin të dashurojmë për atdhé dhe jepi kahe lëvizjes sonë për bashkim Poeti është i lindur nga përëndia, nga muzat që at´e shoqërojnë, nga vuajtjet e kohës, e nga idetë për të ardhmen e jetës. Për poetin lufta me terrin është luftë e përjetëshme, luftë që ia jep kuptimin betejave, duke u bërë pishë e maje mali. Zonjë, t´i po ia heq terrin kësaj nate, po kjo natë, natë mbetet dhe pas kësaj nate. Kur të tjerët përjetojnë çastet e qejfeve, poeti bën luftë të ashpër me demonët, duke ia heq pluhurin kujtesave të kohës. Të vegjël jemi dhe gjysmë të poshtëruar se gjysma atdheut poshtrohet nga fqinjët: një plis të tokës e kemi në Serbi, një plis të tokës e kemi në Greqi, Iliridë e Mal të zi O zot, shumë jemi poshtëruar e derdhur nga pushtimet që edhe tash nuk ndalojnë!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2021

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif