top of page

TELI NDINI


TELI NDINI, DËSHMORI I PARË I VLORËS Nga Luan Çipi Qytet me dymijë dëshmorë, Në luftën tonë të çlirimit, Po, dëshmori i parë në Vlorë, Nder për ne, është Teli Ndini. Teli, nxënës i dalluar, Si në Vlorë dhe në Tiranë, Atlet, futbollist i shquar, Flamurtar ish në çdo anë! Nxënës i Shkollës Tregtare, Herë qytetit, her’ në mal, Nuk e njihte frikën fare, Klandestin e ilegal. Ende, njëzet vjeç djalë, Gueriles në aksion, Me shokët, djem të rrallë, Trimëri të lartë tregon: Hidhet në sulm me granata, Mbi armikun - fitimtar! Jo për nam e për lëvdata, Atdhetari guximtar! Çerdhen fashiste shkatërron, Një poshtërim përmes qytetit, Shokët, të gjallë i shpëton, Oso Kuka i bregdetit. Hyri viti dyzetedy, Rrugët e Vlorës gjëmuan, Një legjendë vepra e tij, Mijëra trimëri pasuan! Tiranë, 10 Nëntor 2020




145 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page