top of page

TANKA


Vladimir Muça


Nga takimin e maturës, Në këto vite pleqërie, Në pëllëmbë më ulet një flutur. Nën hijen e sajë Një ëndërr diku e humbur. *** Dikur vendlindjes Veten e kam përhumbur Mirërishtëve nëpër llucë, Ëndrrat më ndjekin bulevardit Si guriçkat në këpucë. *** Gjithçka u tret në detin blu, Ngjyra arë gjithçka brumuronj; Gjithçka natyrshëm u ndryshua, Dashuria vrullshëm më kaplon E zbret lirshëm në sytë e tua. *** Kur dashuroj s'mendoj se do vdes, Dashurinë të lakuriqtë e dua; Do ish mirë pa asnjë ves Vitet e bukura të sajë Si dhuratë të mi falë mua. *** Nëntori i begatë shkoi, Dimri anëkënd vëndin kaploi. Nata si rrobë e shajaktë zvarget. Tek vishesha rëndë këtë dhjetor Që në lëkurë ndjeja plakjen. *** Bie borë anembanë, Hëna e përgjumur,kallkan; Djepi i dëborës Nën ninullën vrastare Rreth syve më hedh temjan. *** Ngado ngricë, Gurët tkurren nën mërdhi; Era marroqe e veriut I bie ksenofonit Varur nën çati. *** Dita e parë e vitit, Frigoriferi rënkon Nga mbetjet e Vitit Ri; Si një nënë e mirë Ushqen muajt që vinë.

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page