top of page

TAKIME TË MREKULLUESHME



Kardinali Ernest Simoni dhe shkrimtari Visar Zhiti, të ftuar nga Qendra Kombëtare e Librit të flasin per letersinë që u shkrua burgjeve dhe internimeve...

Bashkë kanë qenë dhe në burgun e Spaçit,

Dom Ernesti i dënuar si prift katolik, se kishte mbajtur dhe një meshë në Shkodër për shpirtin e Presidentit Kenedi, kurse Visarin e dënuan për poezitë e tij, s’ishin siç donte regjimi...

Dhe ndodhi ajo që s’mund te besohej atëhere, pas ndryshimeve të mëdha, të dy u takuan serish dhe ku? Në Selinë e Shenjtë. Dom Simoni shpallej kardinal nga Papa Françesku e Visari si kreu i Ambasades së Shqipërisë në Vatikan...


S’mund të rri pa treguar një gjë të vogel, që dhe të bën të buzëqeshësh, por ka një domethënie të dhimbshme. Në një drekë ceremoniale me etërit agostinianë, Visari si diplomat ishte pranë bashkëvuajtësit të tij Kardinal, kur ky, befas ndau përgjysmë ushqimin në pjatën e tij dhe ia dha Visarit: merre, se ti je i ri... - i tha me zë të ulët. Visari u prek nga ky gjest, u ngrit në këmbë dhe u tregoi të gjithëve se “kur ishim në burg, Dom Ernesti, që pastronte tryezat e mencës, ndodhte të fshihte ndonjë kore buke të thatë e ua jepte më të rinjve, se kishin uri mē shumë. Dhe edhe tani e kapi ajo mirësi e shenjtë e deshi të ndajë pjatën me mua në këtë drekë kaq të pasur. Por ajo copez buke e thatë atje në ferr, është më shumë se gjithë banketet, ku kam qenë i ftuar mē pas...” - përfundoi Visari. Dhe letersia jonë është si ajo copez buke... për Kardinalin tonë janë botuar libra, në Itali p.sh., kurse Visari ka shkruar shumë, poezi e romane, të përkthyera dhe në gjuhë të tjera.

Ja, që ndodhi që ta mbajnë dhe bashkë kryqin, që tani vazhdimisht prarohet me dritë.

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page