top of page

Përparim  Hysi: Një  "qilim" me shumë motive

15 minutes ago
3 min read

   Libri" Erërat e kohës"  të FIQRI   SHAHINLLARIT

                      (ese)

 

Nga  Përparim  Hysi

 

   FIQRI  SHAHINLLARI ka një biografi krjuese të begatë. Ka gati 60-vjet që shkruan. Si lexues,edhe ca më i vjetër. Ka qenë gazetar në gazetën "Bashkimi" dhe, sa e njoh unë, zor se ka pushuar qoftë dhe një ditë,sado që i ka kaluar 80-vjet.  Çudia është që,sado i moshuar,nuk pushon së lexuari apo më saktë:po plaket duke nxënë.  Ç'them mos e merrni me apriori, por nëse nuk e njihni, mjafton që të lexoni  qoftë dhe vetëm "Erërat e kohës" dhe do bindeni që çka shkruaj unë, nuk është sajim.

Nobelisti hebre-rus-amerikan,JOSEPH  BRODSKI  ka thënë:  "Njeriu është çfarë lexon".  FIQRI SHAHINLLARI, në FUSHËN E LETRAVE SHQIP ,ka emrin e tij të nderuar me gati 10-libra me tregime,si.  "Lis në shkëmb"  "Kushtrimi i gjakut"; "Seiozisht,me buzëqeshje"; "Gjaku i trëndafiltë";  "Rezeargjenda dhe dushklisi i shenjtë";  "Dhëmbi" dhe "Erërat e kohës."

                                                   *

Ka mbi 10-vjet që jeton me familje në  Virxhinia të Amerikës,por krimbi i mallit e bluan dhe me trup atje,me shpirt këtu.

Rron me kujtime e përjetime dhe mbetet mbi kompjuter duke shkruar faqe pas faqesh dhe mezi pret që të dalë me libër. Siç vë re,në një vështrim të përgjithshëm, në krijimtarinë e FIQRI SHAHINLLARIT,ka ndodhur ai fenomen letrar që me kohë e ka lënë si testament FAN NOLI. NOLI porosiste:" Përpiquni të shkruani mbi ato që kini provuar vet në jetë. Pa fshehur asgjë,sepse librat më  të mirë,që janë shkruar deri më sot, janë pikërisht librat autobiografik". Kjo porosi"extra" vihet re në krijimtsarinë e këtij autori që me përvojën prej veterani në gazetë,i vesh shkrimet e tij me art.

Çdo libër  e tij (unë i kam lexuar që të gjitha), sikur ka copa shpirti.

Kur flas për FIQON si gazetar,më vjen ndërmend,i ndjeri DRITËRO AGOLLI. Më kujtohet, se,kur punonte në gazetë,e pyetën:-Mos puna si gazetar,ta prish muzën si POET dhe ai,gjithë humnor, u përgjigj:-Gazetaria ma mpreh  penën dhe nuk e lë që të më zëjë ndryshk. Pra,pena e shkrmitarit dhe gazetarit,FIQRI SHAHINLARI,nuk zë ndryshk. Përkundrazi,vetëm shkruan si një"gurmulliri" i skalitur,për të na dhënë"bereqet të bardhë" në FUSHËN e LTETRAVE.

                                                      *

Për vëllimin me tregime dhe esenë,"Erërat e kohës",metaforikiht e kam nominuar "qilim me shumë motive". E di  si e përfytyroj,sikur  është bërë"tezgjahist" dhe,fije pas fijesh,end qilimin. Titulli është simbolik dhe nuk ka të bëjë as me "erërat e Qafës  së Buallit",as me ato të Qafës së Kazanit;as me erërat e Milotit apo të Krastës së e Elbasanit. Jo.Flet me simbole dhe trokit nëpër kohë. Risia e gjithë vëllimit,ësht se në këto"Erërat e kohës" hasë personazhe që të befasojnë:diku ATATURKU (Babai i turqëve,me nënë shqiptare; njeh vajzën  që ka doptuar ai; gjen"sytë e MARIGOS",asaj  MARIGOS që qendisi flamurin KOMBËTAR; GJen vajzën e FOQION POSTOLIT; gjen THANAS FLOQIN,të birin e Kristo FLOQIT,që hap shkollë shqipe në CAKRRAN të MALLAKASTRËS. Sa më tepër lexon aq më shumë  relaksohesh. Ai,si tek ATATURKU sjell dhe fotografi,si dëshmi auetentike.Pytjes"Pse ndodh kështu? Ia kam gjetur përgjigjen. Ai çdo ditë lexon. Lexon dhe përfition dije,mbasadaj nuk i mban për vete,por na i dhuron neve,lexuesëve, Risi e veçantë e këtyre shkrimeve tek "Erërat e kohës" është kjo:  në"motivet e qilimit" jo vetëm informoshesh, por dhe formohesh. Atje gjen "mësime didaktike# nga anatomia; nga fizika; nga gjeologjia dhe deri në kufijtë e fundit të dijes. Kërkon specialitë të këtyre fushave dhe shkruan me aq saktësi,sa çdo lexues,kandidat për akciln fush,lexo tek"erërat e kohës" dhe provinin e ke të marrë, Ndaj theksova që ky 80-vjeçar jo vetëm lexon,porstudion sikur do japë provim. Duke ndaluar tek ky fenomen,më vjen ndërmend ajo që ka thënë HAROLD  BLOOM:" Leximi  nuk duhet rreshtur kurrë, sepse ka rëndësi të dorës së parë, për ta mbajtur sado pak të gjallë aftësinë e formimit e të gjykimit dhe të mendimeve vetiake". Ndaj nga mendja më është qiqër ky,FIQRI  SHAHINLLARI që të mban"leksione" nga shkenca të ndyshme. Atij i ha hunda prek DEMOSTENi,për të mësuar "ndëtimin aanatomik  të trupit të njeriut; si formohen vullkanet nga gjeologjia; protoni,elektroni, ,atomi nga fizika; fataliteti nga filozofia;  Lulet kanë shpirt nga botanika( ulërin lulja.kur e futin në ujë të përvëluar) Dhe,për mos vazduar më tej: hulumton dhe nuk  e mban për vete. Na i dhuron përmjet librit. "Dhënia është dashuri",-thotë LAO TZE. Po ku ka më të dashur se FIQOJA? Lum ata që e njohin. I tillë jam dhe unë. Urme,o penëpandyshkur!

 

                                                                                                  Tiranë, 21   shtator 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page