Tahir Bezhani: LAMTUMIRË SHABAN NOKSHIQI!....
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 1 min read

Jeta i ngjan një romani të cilin e lexon, shijon dhe vlerëson nga fillimi deri ne fund. Patjetër se fundi i vjen çdo fillimi. Gjithmonë fundi është i dhembshëm, si çdo ndarje në jetë. Të dhimbshme janë edhe këto momente të ndarjes nga ju, i dashur mik, Shaban Nokshiqi! Virtytet tuaj njerëzore, fisnikëria prej malësori shembullorë, bujaria dhe traditat e trashëguara brez pas brezi, nga Nokshiqi historik, mbeten vlera të thelluara I dashur mik, Shaban Nokshqi, sado të shkruanim për Juve, për meritat e veprës sate dhe të atyre para teje, si trung me thesar kombëtar nëpër breza, do ishte pak, pak fort në krahasim me begatitë tuaja jetësore në çdo aspekt të jetës. Me veprat tuaja madhore, do mbetesh ikonë e balsamosur në kujtesën tonë. Pushofsh në Paqe përgjithmonë, mik i dashur e i paharruar kurrë!

Pamje gjatë vizitave që i bënim në shtëpi mikut Shaban Nokshiqi. Ishte me neve edhe i ndjeri (tani) Sejdi Berisha gjithmonë.
Gjakovë,
19.maj,2025
Comments