top of page

Tahir Bezhani: Impresione


Impresionet nga leximi i romanit “ Mollë në furtunë, nga autori Hasan M. Selimi.


 Në vend të recensionit:

 

Sa e mbarova së lexuari romanin “Mollë në furtunë” të autorit, tani të dëshmuar në fushën e artit të  shkruarit, Hasan  Muszli  Selimi, botuar në Tiranë këto ditë. Një roman historik  ku ngjarjet e zhvilluara janë përshkruar në një kontuinitet të  pashkëputur kohor, si domosdoshmëri e lëvizjes shpirtërore shqiptare për liri e pavarësi nga një sundimtarë shekullorë, një armiku tejet barbarë. Duke lexuar këtë roman me vlerë të kohës, lexuesi, jo vetëm se ndihet thellë i prekur nga emocionet e ngjarjeve që zhvillohen, por të bënë kureshtarë të ndërgjegjshëm në zhvillimin e proceseve historike dhe gjatë luftës e pas saj.  Autori i librit, “Mollë në furtunë,” ka përshkruar ngjarjet me aq delikatesë, me ndjeshmëri shpirtërore të thellë, sa që, sikur të kishte qenë i kyçur personalisht n ‘atë luftë, nuk do kishte mundur t’i përshkruaj më bukur.

Lëvizjet fillestare me aromë lirie, autori i fillon nga rrënjët, duke marë në trajtesë simbolike fisin Kelmendi ne kuptimin e vjetërsisë dhe aspekteve fisnore të qëndrueshme ku mbështillet e gjithë ngjarja si qështje kombëtare, ku fillohet me demonstratat e viteve 80-ta. Ngjarja fillon ashtu siç ishte, me maltretime e burgosje e vrasje  nga regjimi antipopullore  deri në mbarim të luftës, përcjellë me të gjitha sekuencat dhe pasojat e tmerrshme me vrasje, djegie e shkatërrim total të një populli me përmasë gjenocidiale.

Autori i librit, poeti e shkrimtari Hasan Selimi, më mirë se kushdo tjetër, ka përshkruar rolin e femrës në luftë  për lirinë e Kosovës. Trajtimi i Furtunës, Dritës, nënës Hatë, e shumë të tjera, pjesëtare të luftës, janë pasqyra më reale e prezantimit të femrës shqiptare në luftë për lirinë e atdheut. Mençuria, guximi, trimëria e paepur, intelekti e zotësia e treguar e Furtunës, kishin kaluar kufijtë e vendit, ishin bërë pjesë e arenës ndërkombëtare. Këto janë disa nga elementet që e personifikojnë aftësinë e zgjuarsinë e femrës shqiptare, duke lënë anash disa plagë të mara në fushëbetejë, krah për krah me shokët e luftës.

Familja Kelmendi dhe Kulla e Lekë Kelmendit, janë themeli dhe kulmi i fitores në një luftë të pabarabartë me armikun, por tejet këmbëngulëse për lirinë e Kosovë. Trashëgimtari i Lekës, Bekimi, mbetet fortifikata e qëndresës heroike në tërësinë e gjithë ngjarjes në rrafshin e Dukagjinit, deri në fitore. Person dhe personifikim i qëndresës ndër shekuj....

Romani “Mollë në furtunë”, nga autori Hasan M. Selimi, është padyshim njëri nga romanet me tematikë të lartë historike, ku lexuesi, posaçërisht të lindurit pas lutes, do e kuptojnë, përceptojnë  më mirë peshën e kohës së luftës dhe mësimet që nxjerrë koha…. Ndërgjegjshëm do u preferoja lexuevet që të kenë këtë roman në bibliotekat e tyre.

 Gjakovë,

2.qërshor,2025

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page