top of page

Tahir Bezhani: 24 VITE  “JAKOVA” NË GJAKOVË

10 hours ago
3 min read

 

SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” NË GJAKOVË SHËNOI  24  VJETORIN E THEMELIMIT.

 

 

Me 15 Nëntor, 2026 në “Hotelin  Çarshia e Jupave” në Gjakovë, u mbajt një manifestim i denjë me rastin e 24 vjetorit të themelimit të SHI.”Jakova” në Gjakovë.  Në këtë manifestim morën pjesë një numër i madh intelektualësh nga Gjakova e jo vetë, nga të gjitha strukturat e qytetarëve te Gjakovës. Hapjen e këtij manifestimi e bëri kryetari i SHI.”Jakova” në Gjakovë Prof. Dr. Ruzhdi Sefa i cili në fjalën e tij fillestare, falënderoi themeluesit e Shoqatës dhe të pranishmit tjerë.

Pastaj, Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti duke cekur rezultatet e arritura që nga fillimi i themelimit të kësaj  shoqate. Ndër të tjera, në fjalën e tij z. Sefa tha: Sot, kur shënojmë 24 vjetorin e themelimit të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, nuk jemi  mbledhur vetëm për të kujtuar një datë të rëndësishme të historisë sonë institucionale. Jemi këtu për të vlerësuar një rrugëtim,  për të r3eflektuar mbi punën e bërë dhe, mbi të gjitha, për të riafirmuar përgjegjësinë tonë ndaj qytetit, shoqërisë dhe misionit për të cilin është themeluar  kjo Shoqatë. Shoqata e themeluar nga viti 2002 gjithnjë ka synuar të jetë në hapësirë e mendimit të lirë, e komunikimit intelektual, e promovimit të dijes dhe e trajtimit të çështjeve  me interes publik. Gjatë këtyre viteve Shoqata ka kaluar në periudha të ndryshme, me mundësi e vështirësi, por ka arritur të ruaj identitetin dhe qëllimin e saj. Kemi organizuar promovime librash e monografish, takime me autorë, tryeza tematike, akademi përkujtimore dhe aktivitetet sensibilizuese. Kemi krijuar hapësirë për studiues, krijues, profesionistë dhe personalitete nga Gjakova, Kosova dhe Shqipëria, tha Prof. Ruzhdi Sefa në fjalën e tij, për të vazhduar:


Gjatë kësaj periudhe veçojmë aktivitetet në botimin dhe promovimin e e monografisë për themelimin e Universitetit Publik në Gjakovë, botimin e monografisë  për Xhaminë e Sulejman Hadum Agës, veprën për akademik Esat  Valla, takimin me shkrimtarin Agim Gjakova, Helena Kadare, Stjefan Çapalik etj.  Një vend të veçantë në këtë rrugëtim zë edhe projektim i Obeliskut të miqësisë shqiptaro-amerikane, gurthemeli i së cilës u vendo me 3.korrik, 2026,në bashkëpunim me Rrjetin Intelektual Shqiptarë.

Një vëmendje të veçantë, pos bashkëpunimit me  Universitetin “Fehmi Agani” ,OV LANÇ, OJQ etj, edhe revistës “Gjakova e Re,” e cila është një zë i veçantë e me rëndësi të theksuar për komunikim me publikun kur shkruhen gjëra që përcjellin dhe ruajnë kujtesën historike. Profesor Sefa nuk la anësh pa falënderuar kontribuuesit të cilët e mbështesin Shoqatën si z. Skender Nikoliqi, i cili ka dhënë në dispozicion të hapësirën e zyrës së tij, e cila jo se ka tani një adresë Shoqata, por është  një kontribut për vazhdimin e veprimtarisë  institucionale.

 

Ndaraje e titullit “Guximi intelektual” z. Blyta nga dr. Gezim Lupaveci.

 

Gjatë këtij manifestimi si rezultat u cek edhe zhvillimi i procesit të  ndarjes së titullit “Guximi Intelektual”. Përzgjedhja e  prof. dr. Afrim Blyta, si fitues  për vitin 2025, u bë përmes një procesi të mbështetur në rregullore dhe procedura transparente, si dëshmi e përkushtimit tonë për ta vlerësuar guximin qytetar dhe intelektual.

Titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2025 SHI.”Jakova” ia ndau Prof. dr. Afrim Blyta.  Dorëzimin e këtij titulli të veçantë titullit e bëri dr. Gëzim Lupaveci.  Me këtë rast  Prof. Blyta falënderoj SHI.”Jakova” për ndarjen e këtij titulli prestigjioz. Ndërsa në fjalën e tij të zgjeruar, trajtoi ca qështje me rëndësi për kohen dhe intelektin njerëzorë, me temën “Rënia e mençurisë, kultura e famës dhe kriza e mendimit kritik në shoqërinë moderne. ”Kjo temë mjaft interesante dhe e elaboruar bukur e profesionalisht nga z. Blyta, u mirëprit me duartrokitje të gjata. Nga ligjërimi i z. Blyta po theksojmë dy-tre pyetje si trajtesë: “A kemi arritur në një pikë ku shoqëria jonë i vlerëson më shumë njerëzit që bëjnë zhurmë se sa ata që kanë njohuri?....A jetojmë në një kohë kur një person mund të fitojë miliona ndjekës pa pasur ndonjë kontribut të rëndësishëm intelektual, ndërsa, një shkencëtar, mësimdhënës,  hulumtues, studiues duhet të luftojë për vëmendjen e publikut?. Pse një deklaratë sipërfaqësore mund të marrë mijëra pëlqime, ndërsa një mendim i argumentuar, një hulumtim shkencor apo analizë serioze shpesh kalon pothuajse  pa u vënë  re?...”Trajtimi më gjerësisht i këtyre temave nga z. Blyta, krijojë përshtypjen e jashtëzakonshme të pranishmëve në sallë dhe u prit me duartrokitje.

Kryetari i SHI.”Jakova” z. Ruzhdi Sefa, në fjalën e tij përfundimtare ,falënderoj anëtarësinë e gjerë dhe kryesinë Shoqatës, bashkëpunëtorët, por njëherit, kërkoi  me shumë angazhim në përmbushjen e obligimeve që dalin nga qëllimi i themelimit të kësaj shoqate.

 

17.11.2026                                             

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page