top of page

Suksesi i u13 të Birmingham Rangers ku luan talenti shqiptar Soni Marku




Suksesi i u13 të Birmingham Rangers ku luan talenti shqiptar Soni Marku


„Çfarë mënyre për të përfunduar sezonin!“ shkruhet në një nga nga njoftimet që shpërndan në rrjetet sociale skuadra e futbolli „u13 të Birmingham Rangers“, në të cilën merr pjesë dhe shqiptaro-britaniku Edison Marku, (Soni), djali i aktivistes së mirrënjohur të komunitetit shqiptar në Birmingham, Ardjana Gjoni. Dhe ky njoftimi është i gëzueshëm pasi vjen me këtë fitore të ligës, ose mësaktë sikurse shkruhet „Urime skuadrës u13 të Birmingham Rangers që u kurorëzuan sot fitues të ligës!“



Më tej drejtuesit e këtij ekipi shkruajnë: „Së pari, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët nga të gjitha kategoritë e moshave për punën dhe përpjekjen e tyre të palodhur këtë sezon, ju të gjithë i dhatë 100%. Së dyti, të gjithë prindërit për të mbështetur fëmijën tuaj dhe për ta ndihmuar atë të ndjekë pasionin e tyre. Së fundi, pa harruar menaxherët, trajnerët, vullnetarët dhe sponsorët tanë! Pa ju të gjithë kjo nuk do të ishte e mundur. Ekipi i trajnerëve ka punuar pa u lodhur në dhe jashtë fushës duke u siguruar që lojtarët të zhvillohen, por më e rëndësishmja të shijojnë kohën e tyre me klubin. Mezi presim t'i shohim të gjithë në natën tonë të çmimeve të dielën më 2 korrik 2023, ku do të festojmë arritjet e të gjithë lojtarëve tanë. Një raport i plotë i sezonit do të jetë i disponueshëm për të gjithë për ta lexuar së shpejti. Ndodhet në sezonin 2023/2024.“

Nga informacionet paraprake që kemi marë mësojmë se djaloshi shqiptar, Soni është një talent në lojën e bukur me top të fushës së blertë, dhe kështu dhe ne i urojmë suksese të vazhdueshme dhe të ecë në udhën e emrave të mëdhenja.



147 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page