top of page

Dhimiter Canga: PSE KAM ZGJEDHUR TË PËRKTHEJ

2 hours ago
2 min read

DOLI NGA SHTYPI I SHTYPSHKRONJËS ARTE-GRAPHIC-DESIGN & PRINTING“, LIBRI I POETIT SHQIPTAR VULLNET MATO, TITULLUAR  “NEKTAR EPIROT”, ME LIRIKA TË ZGJEDHURA, PËRKTHYER NË GJUHËN GREKE NGA POETI GREK ME PËRVOJË NË FUSHËN E PËRKTHIMEVE, DHIMITRIS CANGAS DHE PO VIHET NË QARKULLIM NË ATHINË DHE NË TIRANË, ME ÇMIMIN 15 EURO.

 Dhimiter Canga


PSE KAM ZGJEDHUR TË PËRKTHEJ POETIN SHQIPTAR VULLNET MATO NË GJUHËN GREKE.

Së pari duhet të them se poeti i shquar shqiptar Vullnet Mato është një patriot i imi nga Saranda. Më tej duhet të shtoj, se ai është një ikonën e letërsisë Shqipe, që ka filluar të bëjë emër poetik, qysh para 70 vjetësh dhe vijon të shkruaj me pasion edhe tashmë në moshën 90 vjeçare. Është një poet i mençur me shpirt human prej Jugori, ku ndjenjat e tij afrojnë shumë me ndjesitë e ngrohta të popullit fqinj grek. Ai është sot promotor i fuqishëm në mbrojtjen dhe përhapjen e ideve emancipuese, që ndihmojnë zhvillimin e një shoqërie të re, duke luftuar dhe mbrojtur me fanatizëm traditën e poeteve të dëgjuar shqiptarë si, Kadareja Agolli e tj, dhe është bashkëkohësi i tyre jetëgjatë.

Prozatori, poeti dhe publicisti, profesori Vullnet Mato më ka tërhequr vëmendjen me publikimet dhe librat e tij, qysh herët në rininë time. Profesor Vullneti shkruan vargje jetike, që dalin nga thellësia e shpirtit të tij, për jetën dhe dashurinë. Vargje mjaft bindëse që flasin për dashurinë e përjetshme e të sinqertë mes njerëzve. Krijon figura metaforike me krahasime të gjetura mjeshtërish që e bindin lexuesin dhe i japim mesazhin të rëndësishme brezit të ri, se veç dashurisë, nuk ka forcë me të madhe që të sjell lumturi në jetën njerëzore. Duke rrënjosur idenë se dashuria është baza për një familje të shëndoshë e në vazhdim për një shoqëri të shëndetshme. Vargjet e tij brilante kanë atë thjeshtësinë, thellësinë e mendimit për lexuesin e thjeshtë, që e bëjnë për vete. Kanë vërtetësi, çiltërsi të kuptueshme dhe të asimilueshme nga çdo njeri që i lexon.

Është nder për mua, të konsiderohem një nga miqtë e tij. Sepse ky njeri me vlera të patjetërsueshme si poet e shkrimtar, i vlerave kombëtare në krijimtari, sot është modeli i një njeriu të kompletuar me cilësitë më të larta njerëzore dhe intelektuale, të cilat i ka vënë në shërbim të të mirave kombëtare. Mëndja e tij e artë, shumëdimensionale, shfaqet përpara lexuesve nëpërmjet një pene gjeniale, të cilën e ka kthyer në shpatë kundër fenomeneve negative të shoqërisë së sotme.

Është vlerësuar me çmime kombëtar e ndërkombëtare. Këshilli bashkiak i Vlorës e ka shpallur “Personalitet i Shquar” dhe diaspora shqiptare, e Rumanisë e kanë nderuar me titullin “ Nderi i Kombit”, si njeri dhe shkrimtar i madh që lexohet kudo në botë. Kam pasur fatin ta lexoj shpesh me vlerësimet e mia të veçanta, duke dalluar tek ai një figurë të shquar të artit shqiptarë, me botë të madhe shpirtërore, prej atdhetari dhe mendimtari në sfera të gjera të jetës shoqërore, ku ka derdhur me pasion talentin e tij shumëvjeçar. Shpresoj këto cilësi të këtij poeti të madh t’i dallojnë në këtë botim dy gjuhësh edhe lexuesit grekë.


Δημήτρης (Μήτσιος ) Τσάγκας ,Αθήνα 16.09.2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page