Sokol Demaku: Shpresoj që mallkimi yt të mos na arrijë

Pjesë nga libri më i ri në gjuhën suedeze ”Örnens land”av mödrarnas tårar havet blir salt,”Atdheu i Shqiponjave” Nga lotët e nënave deti u bë i njelmt, botuar nga Shtëpia botuese SolFörlag në Stockholm gusht 2026 libër i cili bëri jehonë në Panarin e librit Göteborg 2026
Shpresoj që mallkimi yt të mos na arrijë
Një brez që, besoj, nuk do të kthehet kurrë më. Një brez që dha gjithçka nga vetja dha nga jeta e tij për atë që kemi sot. Një brez që mësoi t’i përballonte çdo kohe dhe çdo rrethanë me forcat e veta. Në atë kohë, autoritetet ishin prindërit, shokët dhe miqtë.
Ajo ishte Shqipëria, e varfër, por e pasur me ndjenja dhe moral. Ishte një brez që përshëndeste kur hipte në autobus, u vinte në ndihmë të moshuarve dhe shërbente si shembull për brezat që do të vinin. Një brez që shkonte në shkollë e më pas luante, që luante futboll me gurë të vegjël dhe topa të bërë me lecka, ndërsa vajzat kërcenin me litar dhe argëtoheshin. Një brez që shkruante vargje për të kremtuar festat dhe jetën. Ata mbanin ditarë dhe shënime me kujtime nga shkolla, ndihmonin prindërit, qeshnin çdo ditë dhe e donin jetën. Flinin të qetë, pa brenga dhe, mbi të gjitha, kishin respekt për njerëzit.

Një brez që u shkonte miqve për vizitë pa paralajmërim dhe pritej me gëzim. Kalonin çaste të bukura së bashku, pa telefona celularë dhe pa armë. Një brez që i vlerësonte ndjenjat më shumë se paratë dhe që nuk e çmonte makinën, por njeriun. Lexonin libra nën jorgan dhe fitonin dije, ndonëse ishin të varfër. Në të vërtetë, nuk kishin shumë, por kishin gjithçka që kishte vërtet rëndësi. Ishte një brez që jetonte në një kohë kur “Jo” ishte vërtet “Jo” dhe “Po” ishte “Po”. Ata mësuan se njeriu nuk mund t’i ketë të gjitha, por mund të ndihet mirë dhe të jetë i lumtur në jetë.
Shpresoj që mallkimi të mos na godasë dhe të mos na pushtojë jetën, sepse i kemi kaluar të gjithë kufijtë dhe jeta e ka humbur vlerën e saj. Këto janë fjalët që shprehin sot qytetarët e zakonshëm në Atdheun e Shqiponjave.
Sot, ëndrrat e njerëzve këtu janë shuar; ato nuk ekzistojnë më, sepse ka ardhur “demokracia”, e cila duket se ka si qëllim të shkatërrojë gjithçka që ekzistonte më parë.








Comments