top of page

“Spite”


“Spite”

Fatmir Terziu


Pa shkuar më tej dhe më gjatë që në fillim të herës sqarojmë se kjo fjalë nga anglishtja, edhe pse duket e panjohur dhe e pakuptimshme për shumicën, mbetet adekuate për situatën me të cilën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reflekton jo pak herë në debatet televizive me gazetarët. Ndërsa “spite” është një dëshirë për të lënduar, fyer, apo ofenduar dikë, në këtë rast nuk e dimë ende nëse është thjesht e tillë, apo një emocion i brendshëm i ardhur në momente inati, zemërimi apo dhe më tej. Ndryshe si mund të arsyetohet Kryeministri Edi Rama kur mediat shkruajnë “se është vendosur në siklet nga biseda në studion e “Dritare me Rudinën” në Neës24 me tre gazetarë të njohur dhe me përvojë në mediat shqiptare? Përballë Robert Rakipllarit, Andi Telës dhe Erl Muratit, kryeministri disa herë ka lëshuar akuza nga ato të zakonshmet për nivelin e medias, duke iu kërkuar të mos e ndërprisnin. Ndërsa në një moment, pyetja e gazetarit Erl Murati ka pasuar nga një shpjegim i moderatores Rudina Xhunga, Rama madje ka guxuar të ngrejë aludime se gazetarët kishin konsumuar drogë.

“Rama: Keni filluar dhe ju hashash?

Xhunga: Tani që e mbyllët ju e nisëm ne.

Murati: Ju lutem ruani etikën. Nuk na ka akuzuar ndonjë kryeministër se kemi konsumuar hashash. Ju lutem ruani etikën!

Rama: Ishte shaka.

Xhunga: Dhe ne shaka e morëm. Të ruajmë debatin.”

Kjo do të mjaftonte të shkonim më tej tek “spite”, si fjalë nga gjuha angleze, apo si shumë të tjera që hyjnë medoemos në përditësinë e sotme të rafinuar e të moderuar të skenës politike. Edhe pse “spite” nuk është në rendin e fjalëve të shumta të politikanëve, ajo si fjalë merr nën sqetullën e kuptimit të saj tre fjalë apriori të afërta nga kuptimi sikurse janë përtej dëshirës për të lënduar, fyer, apo ofenduar dikë. Nga kjo fjalë e vetme dalin tre fjalë dhe të trija përballen me mijëra hije që fluskojnë mjaft zemra.

Nga ato zemra me hije që presin për të kapur grindjen është bërë e çmuar që të ndihet tentakula emocionuese, ndërsa është në të vërtetë e trishtë, por edhe një terr i fjetur që rizgjon edhe disa herë dhe turbullon po aq mendjen e mërzitur të atij që synon këtë, kështu që bëhet një problem mental i vetë atij që e synon këtë.

Një tronditje që përhumb në mendje dhe në gjykimin e kokës dhe kalon në shpinë, si një gungë e pandreqshme. Si duhet shpëtuar nga “spite”? A është e lehtë të shpëtohet nga një dëshirë e tillë dhe aq më shumë kur me sa duket është edhe kryeministrore?!

Të ndjehesh sikur je i paçmuar në punën tënde, sikur “spite” të shpëton nga ky akt i mizorisë përballë teje, derisa realizimi i dëshiruar të çon vetëm mendimin tënd dhe hap rrugën vetëm në shpirtin tënd, dhe ti pyet veten se çfarë ke bërë, ose pse e ke bërë atë gjithsesi, natyrisht është një problem i madh, sidomos kur je Kreu i Qeverisë. Qeveritë gjykohen nga Populli dhe jo nga Kryeministri. Kështu që sado që të jetë gabim dikushi në anën tjetër tuajën, z Kryeministër, ai është jo më shumë se një pjesë nga Populli dhe “spite” nuk duhet të garrojë me emocionet tuaja. Por koha do të vijë përsëri me siguri, kështu që “spite” duhet të jetë gati për të arritur atë që duhet ta bëjë në fjalor dhe jo në auditor me mijëra shikues “Popull”. Ky është një “terror i fjetur” do të thoshin filozofët. Dhe kur “terrori i fjetur” të zgjon … thjesht bëhu gati për një „spite“ të vjetër, ndoshta me koreografi tjetër.


Mendimi dhe të menduarit ka 'dy këmbë'


E ndërsa dimë që mendimi i tillë ka dy këmbë, me këtë rast njëra këmbë është e mbjellë në stilet intelektuale dhe preokupimet e kohës së saj, rrjedh pyetja: A ka minimalizëm në përditësi? A dominohet 'të menduarit' dhe 'mendimet' që duan rrënjë të thjeshta për fenomene komplekse? Prisni që edhe një hapësirë e tillë do të vlerësojë thjeshtësinë, ashpërsinë dhe zvogëlimin. Karakteristika të tilla si këto kristalizohen nga ambienti ndërintelektual i një kohe. Çdo çështje, ose problem i veçantë, në filozofi apo gjetkë, duket qartë se zgjidhur në kushtet e përcaktuara nga sjellja dominuese. Por në këtë kontekst, pyetjet që nuk i nënshtrohen kërkesave të minimalizmit neglizhohen, sepse ato janë, nga kjo pikëpamje, të padukshme. Në artet vizuale dhe mediat e tjera, minimalizmi është një lëvizje arti që filloi në artin perëndimor të pas Luftës së Dytë Botërore, më së shumti me artet vizuale amerikane në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970. dhe tek pengohemi dhe na pengojnë janë dy gjëra që na ndikojnë, sigurisht që nuk na ndihmojnë.

Ne 'pengohemi' sepse jemi të zënë 'ngushtë'. Jetojmë në një gjeografi të ngushtë. Jetojmë me njerëz që na njohin dhe që njihemi me ta e nga ta. Jetojmë në një shoqëri të mistershme. Jetojmë në një hapësirë ku dominojnë format e shumta të pandershme. Njerëzit e tjerë, dhe nganjëherë edhe ne vetë, mendojmë se thirrja jonë është 'lartësuar', megjithëse puna jonë është zakonisht larg çdo gjëje madhështore, apo edhe domethënëse për jetën e përditshme. Ne kemi nevojë për një formulë, e cila do të shpjegonte si atë që bëjmë, po ashtu edhe ndjenjën e trishtimit, që kemi kur na kërkohet ta përshkruajmë. Unë sugjeroj këtë.

ftuarit në studio, ata që drejtojnë studiot dhe ata që paguajnë studiot, mund t'i rezistojnë këtij impulsi standardizues, sepse heshtja ndodh jashtë tyre, sepse zhurma mbytet nga shpërfillja, sepse disa nga njerëzit konkurrojnë për vëmendje, e mjaft të tjera. Ndaj, secila këto pika kërkon një mënyrë të ndryshme të të menduarit. Metodat në dispozicion janë të padobishme për zgjidhjen e një problemi urgjent. Mungon pavarësia. Pavarësia e mendimit është në dryn. Dhe po të vazhdohet kështu, po të mbytet mendimi dhe të fryhet me „spitë“ Pavarësia mund të zgjasë me vite. Përfundimisht, shumëllojshmëria e mendimit është shtypur edhe pasi të menduarit adekuat formohet nga një organizatë e veçantë disiplinore, nga ajo që i intereson të interesuarit. Kjo ndodh pasi ide dhe metoda të caktuara zbukurohen dhe promovohen nga departamentet e zyrave me status të lartë. Janë anëtarët e këtyre departamenteve që vendosin fokusin disiplinor dhe stilin e të menduarit dhe të heshtjes, shpërfilljes dhe të mbështetjes ose jo-mbështetjes, në fushën e tyre: ata zgjedhin metodën kanonike dhe problemet që duhen zgjidhur. Ne të tjerët i shmangemi atyre. Vërtet i shmangemi, apo na shmangin?!


Faktori i jashtëm


Nga njëra anë, profesioni modern mediatik, qëllimi i deklaruar i të cilit është të rivendosë ose ruajë standartin e komunikimit, mbështetet në një bazë të reduksionizmit shkencor i cili në dukje ka hedhur poshtë dominimin adekuat („ai me të cilin lajmi dhe fakti janë lloji i asaj që është“) dhe koncepti i lidhur ngushtë i shkakësisë përfundimtare („ajo për hir të së cilës vepron subjekti“). Prandaj është e imagjinueshme që nocioni i medias nuk ka nevojë të thirret në këto nocione Aristoteliane.

Nga ana tjetër, dëshira universale për median duket se sugjeron të paktën një njohje të nënkuptuar të koncepteve Aristoteliane të formës, natyrës, ose qëllimeve përfundimtare. Etimologjia e medias, për shembull, i referohet tërësisë, dhe nëse tërësia njihet kështu si një e mirë që duhet ruajtur ose arritur, atëherë entiteti i cili do të gëzojë frutin e një pune të përkushtuar dhe profesionale, nuk ka gjasa të jetë një bashkim i rastësishëm i pjesëve, por duket se meriton një status diskursiv të ndihmuar nga ato pjesë, siç parashikohet nga parimi i dominimit adekuat. Për më tepër, komunikimi zakonisht mendohet të jetë një e mirë objektive, prandaj i atribuohet të gjithë, ose shumicës së anëtarëve të shoqërisë, domethënë „llojit të subjektit“ dhe jo vetëm vetë protagonistit individual. Komunikimi, domethënë, nuk është thjesht indikativ, ose kryesisht subjektiv, siç do të kishin disa reduktionistë, ai është një domosdoshmëri e një shoqërie të obliguar, demokratike, të hapur e të sinqertë brenda të gjitha normave të demokracisë. Komunikimi i pastër zakonisht i bën thirrje një nocioni të aktivitetit normal dhe stabilitetit, i cili gjithashtu kujton idenë aristoteliane të natyrës („parimi i lëvizjes dhe sqarimit“), një ide që mund të jetë e përshtatshme me konceptin e normalitetit të vetë trajtesës mediatike. Por a ndodh gjithnjë kështu?

E shprehur në lidhje me filozofinë e natyrës së Aristotelit, mund të thuhet se një çrregullësi e tillë vjen kur një faktor i jashtëm që vepron si një shkak efektiv provokon një ndryshim (ndryshim aksidental) në temë dhe ndryshon disponimin e çështjes duke rezultuar në një papërsosmëri në grup, duke shkaktuar efekte të dedikuara. Rivendosja e qëllimit nga jashtë, pra, nënkupton tjetërsimin e disponimit të çështjes, duke krijuar kështu tymnajë dhe duke eleminuar përsosjen e formës (e parë këtu si parim i funksionimit).

Ndërsa Dekarti e shihte njeriun si krijesën e vetme që posedon një shpirt, ai prapë e shtriu natyrën automatike të fiziologjisë së tij në të gjitha proceset jo të vetëdijshme, ose jo intelektuale, dhe propozoi një antropologji tejet dualiste: një trup i përbërë vetëm nga materia dhe një racional i veçantë shpirti „ndërvepron“ me trupin në nivelin e gjëndrës pineale. Natyra e ndërveprimit, megjithatë, ishte lënë e pacaktuar. Me këtë përshkrim mekanik të natyrës, Dekarti avancoi një nocion të trupit të shëndetshëm të ngjashëm me një „orë të bërë mirë“ në shërbim të faktorit ndikues. Pra, qëllimi i tillë është i ndjeshëm, por i padukshmë, ai mbetet i dedikuar mirë për trupin mekanik duke zbatuar me zell përparimin të diktuar nga fenomeni i jashtëm, edhe pse mbetet i strukturuar si komunikues i lirshëm në natyrë dhe me vetitë e paramenduar të problemit, diskursit dhe vetë materiales. Ky është reduktimi mekanik.

Reduktimi mekanik i prezantuar nga Dekarti gjeti një terren të favorshëm midis ndjekësve të Paracelsus, nga Rilindja. Paracelsus kishte refuzuar sistemin e Greqisë së Lashtë me katër elementë - Tokën, Ajrin, Ujin dhe Zjarrin - në favor të një tjetri të rrënjosur në misticizmin neoplatonik, i cili theksoi rolin e elementeve metalikë. Edhe pse ende i përkushtuar nocionit të harmonisë së brendshme, Paracelsus nuk u pajtua me Galen në atë që ai postuloi se çekuilibri humoral ishte për shkak të qëndrueshmërisë së helmit kimik në trup. Me këtë ndryshim të lehtë në të kuptuarit, ai ngriti rolin e shkakësisë efektive si një parim i funksionimit në komunikim. Me këtë rast 'komunikim' është bindje. Sigurisht që nuk duhet të jetë sëmundje… A duhet të bindemi kur efekti është humoral? Për Hipokratin, origjina e sëmundjes është për shkak të çekuilibrit midis katër humoreve të trupit (biliare të verdhë, biliare të zezë, gjak dhe gëlbazë).

90 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page