top of page

SPARTAK BRAHO GUXON TE KERCENOJ AGRON TUFEN EDHE NE ZVICER


Emin Azemi

SPARTAK BRAHO GUXON TE KERCENOJ AGRON TUFEN EDHE NE ZVICER

"Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet..."

Spartak Braho (Gazeta "Dita", 4 dhjetor 2019)

Ky qe kercenon kaq hapur shkrimtarin Agron Tufa, duhet dikush ta arrestoj qe sonte. Nuk e paskemi ditur qe fantazmat e tilla jane ende te lira te perhapin rrezikshmeri per lirine dhe jeten e te tjereve. Nje shtet qe toleron hienat si ky Spartak Braho, nuk e meriton respektin as minimal. Perderisa te tillet te mos izolohen, te mos sanksionohen sipas ligjeve qe parashohin mbrojtjen e qytetarëve nga zgjatimet e pushtetit te kaluar diktatorial, qe ende jane aktiv ne jeten publike e shoqerore te Shqiperise, shoqeria shqiptare, shkrimtaret, artistet, nuk do te ndjehen te lire te jetojne ne kete shtet. Rasti i Agron Tufes nuk do te mbetet pa u verejt edhe nga organizatat nderkombetare qe monitrojne lirite dhe te drejtat e njeriut, kurse Shqiperise me se paku tani i duhet te targetohet si vend ku shkrimtaret ende jane te detyruar te ikin jashte, per tu mbrojtur nga ata qe jane pjese e sitemit aktual shteteror. Turp i madh per nje shtet qe ka ende jashteqitje të tipit Spartak Braho, qe guxojne te kecenojne nje shkrimtar te rendesishem, siç eshte Agron Tufa. Sa me shume kercenime kunder tij, aq me teper shtohet admirimi per punen qe ka be Agroni gjate viteve te fundit ne denoncimin e krimeve te komunizmit. Ka perenduar koha kur diktatura vriste shkrimtarët dhe askush s’guxonte te solidarizohej me ta. Tash jemi ne nje kohe tjeter kur ata qe kane be krime, duhet te frikesohen nga dora e drejtesise e cila do ti kap heret a vone. Kjo dore do ta kap sigurisht edhe S. Brahon&company dhe ata nuk duhet ta bejne gjumin rehat. Agron Tufa nuk eshte vetem. Me te eshte ndergjegja e kombit, me te jane qindra mijera lexues dhe student. Me Agron Tufen eshte nje shqiptari e tere.... Te gjithe ne jemi Agron Tufa!

(e. a) 4 dhjetor 2019


54 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page