top of page

Bashkim Saliasi: Krijimet e vjeshtes

1 hour ago
2 min read

Krijimet e vjeshtes

 TIRANA IME

 

Nga kodrat e Linëzës

bukur dukesh Tiranë

rrugët si arterie

me turist anë e mbanë.

 

Rrethuar nga kodra

Rretheqark çdo anë

Pallate shumëkatshe

Ngjanë si oqean.

 

Përbri mali Dajtit

Qellgërvishës ngrihen

Si gjarpër gjigand

Lana poshtë shtrihet

 

Zili të ka bota

Vijnë nga çdo anë

Djemtë shqipëtar

Ikën dhe të lanë

 

Pallate ngrihen

Lloj-lloj rracash kanë

Popullësi heterogjene

U shpopullove Tiranë.

 

Djemtë shqiptar

Nëpër botë shkuan

Lloj-lloj kombësish

Po vijnë në Tiranë.

 

NË KODRAT E LINZËS

 

Rrëzë malit Dajtit

Pylli gjelbëron

Vrapojnë gabinat

Kush më parë shkon

 

I pret Mali Dajtit

Park Kombtar

Mushur resorante

Verë cilësi e parë

 

Pylli gjelbëruar

Oksigjen prodhon

Cicërima zogjësh

Gjithkund dëgjon

 

Në perëndim të diellit

Si ylber ngjan

Je perlë e ballkanit

e bukura Tiranë.

 

Nga Dajti rrjedh Lana

Pemë në çdo anë

Urat lidhin lagjet

Si venecia ngjan.

 

EGËRSI

 

Vitet ’90 erdhën plot me uragan

Mijëra punëtor u hodhën në rrugë

U hipën anijeve detet kaluan

Në kërkim të lirisë mbetur papunë.

 

 

Shumë të rinj detin me skaf çanë

Disa prej tyre në fund të tij shkuan

Firmat piramidale kursimet përlan

Me gisht në goj popullin e lanë

 

Eksodi dytë nëpr male shkuan

Pyje dhe lumenj pa shkelur s’lanë

Ushtarët në prita hajdutët në anë

Zinin pusi grabisnin fukaranë.

 

Me punën e shqiptarëve

Grekërit u pasuruan

Nuk u jepnin hakun

U bënë skllavorpronar.

 

Qeveritë dhe shtetet

S’pyetën për shqiptarë

Rriheshin në rrugë

Trajtoheshin si gomarë.

 

Me punë e djersë

Shqiptarët triumfuan

Janë bër pronar

Zili të huajtë i kanë.

 

E hënë 01.10.2026

 

ISHULLI BRAKTISUR

 

Marrëzia  më zuri një ditë

Të dilja matan në Korfuz

Lirinë e munguar kërkoja

Deti më hidhte rromuz.

 

Si mundesh detin ta kalosh

Me një dyshek për fëmi

Unë s’pyeta për dallgët

Nuk pyeta për stuhi.

 

Lumi Butrint s’na lejoj atë natë

Dallgët e furishme na kthenin pas

Manastiri në ishull rrinte si dragua

si robinsonin na priti, dashuri e gaz.

 

Streh u bë manastiri braktisur

Për një ditë dhe dy netë

Buka dhe uji na mungonte

Jeton njeriu me shpresë në jetë.

 

Krejt pa pritur në mesnatë

Ëngjëlli zotit erdhi na lajmëroi

Hidhuni matanë erën do pengoi

Deti është i qetë anije s’do lejoj.

Në Korfuz dolëm si dragoi në furtunë

Braktisëm dyshekët, rrobat ndërruam

Tubat e ujit si gjinkalla bënin zhurmë

pushuese angleska, nga etja shtëpuam.

 

Një ëndërr e keqe s’na solli fat

Dy javë në Qelqera qendruam

Si skifteri që zogjtë i rrëmben

Policia e Korfuzit në Sarandë na kthen…

 

QOSKA E BYREKTORE

 

Në Tiranë dola sot

Librara i kërkova në foltore

Qoskat transformuar në byrektore

Librat hedhur në shëtitore.

 

Nuk lashshë rrugë pa kërkuar

Autorët shqiptar më të lexuar

Librarit në qoska adptuar

Askund s’gjeta librin e kërkuar.

 

Te librari Agolli qëndrova,

Djalin thirra e informova

Titujt e librave i tregova

Në kompjuter i shpjegova.

 

Mu përgjigj djali me ironi

Nuk janë librat që kërkon ti

Shtypshkronjat librat e filmave botojnë

Nuk kanë interes, nuk i lexojnë.

 

Librin e Cvajkut ma jep djal

Dhurat për shokun tim do e marr

Udhërrëfim për moshatar

Mos harrojm përvojën e të parëve tanë.

 

Tiranë 02.10.2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page