top of page

Emine S. Hoti: Gjuha jonë e mendjes dhe e zemrës

35 minutes ago
1 min read

    Norvegji

 

Gjuha jonë e mendjes dhe e zemrës

(14-22 nëntor 1908, Kongresi i Manastirit)

Mësojmë gjuhë të huaja në dhera të huaj,

dhe me mikpritësit ëmbël komunikojmë,

gjuhën shqipe kemi në mendje, në zemër,

me atë gëzojmë, mendojmë e ëndërrojmë,

 

Duam me gjithë shpirt gjuhën tonë shqipe,

është e jona, e fëmijëve dhe të parëve tanë,

gjuha e dëshmorëve që dhanë jetën për liri,

është gjuha që duan shqiptarët anembanë.

 

Paraardhësit e ndritur dikur përpara nesh,

u kujdesën e punuan për gjuhën me shpirt,

këtë gjuhë të lashtë, të rrallë dhe të bekuar,

ata e bën të njohur, e nderuan atdhetarisht.

 

Ushtri barbare u sulën dhunshëm n ‘atdhe,

kundër gjuhës sonë, ata përdorën çdo mjet,

donin të zhduknin gjuhën tonë me themel,

por ajo mbijetoi edhe do të ndritë përjetë.

 

Ia mbërriti Kongresi i dijetarëve të mençur,

ndriti Manastiri i bekuar n ‘atë nëntor 1908,

s`do të harrohet asnjëherë alfabeti i njesuar,

i gjuhës sonë shqipe, i këtij dielli të vërtetë.

 

Gjuha mjet i fuqishëm i bashkimit kulturor,

u shenjtërua dhe u nderua nga çdo shqiptar,

ndaj qoftë i paharruar Kongresi i Manastirit,

që ngriti në piedestal alfabetin kombëtar.

 

Gjuha jonë shqipe jeton sot edhe gjithmonë,

populli e mbron atë si thesarin e tij të çmuar.

e gjithë bota e studion edhe e befasuar thotë:

kjo gjuhë nga ilirët e lashtë është trashëguar.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page