Sonete drite



NJë POET i"xhindosur" nga sonetet

Libri " Sonete drite" nga ILIR HYSI

(ese)


Nga Përparim HYSi


Po shkoj drejt tetëdhjetëvjetëve dhe kurrë,asnjëherë nuk më ka ndodhur ajo që ndodhë me atë"LIZËN në botën e çudirave". Jam unë LIZA dhe çudia vjen prej një rioshi që po shkon drejt dyzet vjetëve. RIOSHI është POET (do të thosha me plot gojën:i sërës së lartë), është kushëriri im,ILIR HYSI (se, në fund të fundit, gjaku nuk bëhet ujë) dhe shkruan sonete. Të shkruash sonete,tani në shekullin XXI,është disi si "jashtëmode", por krjuesi është në domenin e tij dhe e di vet se si del para lexuesëve. Çudia ime si ajo"LIZA" qendron në një fakt shumë domethënës: soneti si gjini apo zhanër letrar,sidomos në SHQIËRI,pothuajse ka vdekur.

* * *

Sonetet janë"këngë të vogla" apo kanconeta.Vendlindja e tyre është në ITALI,me DANTEN në fillim dhe,pas DANTES,PETRARKA që fitoi atributin si "babai i soneteve". LAURA e PETRARKËS,pas BEATRIÇES së DANTES,u bë heroina ku POETI,përmjet soneteve,u bë modeli që u ndoq më vonë. I famshëm u bë SHEKSPIRI në ANGLI gati tri shekuj më vonë dhe,mandej,një shkollë e veçantë në FRANCË,me ALFRED de Muset,VIKTOR Hygoi,Sharl Bodler e të tjerë. Në SHQIPËRI sonetet u lëvruan së paku: me SEREMBEN,me DE MARTINON në letërsinë ARBËRESHE dhe në SHQIPËRI,përfaqësuesi më në zë ka qenë NDRE MJEDA! NDRE MJEDA, në vizionin tim,është POETI MË POET nga GJITHË KRIJUESIT KLERIKË TË VERIUT. SONETi i tij,"LIRIA" është nga tingëllimat më të bukura që ka LETËRSIA SHQIPE. Soneti si poezi është pak"kanunore". Sado që është"këngë e vogël",jo kushdo mund ta këndojë këtë këngë të vogël. Ajo shkruhet me dy strofa 4- vargjesh dhe dy të tjerat trivargjëshe apo tercina. Vargjet të jenë 11-rrokësh dhe me rimë të kryqëzuar sipas skemës Abba,tri vargëshi me cd c apo cde. Kur them kështu,duhet të mendohesh mirë,kur shkruan sonete. MIGJENI një nga POETËT më madhështor të viteve '30-të ka shkruar një sonet të bukur:"Sonet pranveror". Dhe për të shkuar pak më tutje: në RUSI qoftë dhe në atë që u quajt RUSIA SOVJETIKE,shquhej me sonetet e tij një POET si BORIS PASTERNAK. PASTERNAKU i binte dhe pianos dhe,pothuaj,i këndonte kanconetat e tij. Po,pikërisht, në ato "grindjet letrare" siç ndodh rëndomë në mjediset letrare, këtë MJESHTËR të MADH të SONETEVE, ESENINI e quante"Poeti gojëmbyllur". E quante kështu se pak,fare pak lexonin sonetet krahasuar me lirikat aq të ëmbla të ESENINIT. Natyrshëm, që në këtë mes, ka vend dhe për zilinë mes njëri-tjetrit,se siç thotë FILOZOFI BERTRAD RASELL" Zilia mund t'i hyjë kujtdo,pavarësisht nga pasuria,nga aftësia dhe nga suksesi në jetë".

MJEDA ka gati 90-vjet i vdekur dhe,kund në LETËRSINË SHQIPTARE, nuk ka shkruar sonete dhe, në ka ndodhur me ERNEST KOLIQIN,ky ka qenë "Molla e ndalueme" në SHQIPËRI dhe"vija e demarkacionit" për të hyrë ERNEST KOLIQI në LETËRSINË SHQIPE ka qenë paksa "më e trashë" se ai FSHATI PAMUAXHOU" që ndanë dy KORETË.

* * *

Më duket se po i bie pragut që të dëgjojë porta. Bëj gjithë këtë"rrugë të gjatë" për të shtruar pyetjen e drejtpërdrejtë që ia bëj,autorit të këtyre soneteve,POETIT ILIR HYSI:- Si u"xhindose" pas soneteve dhe kush ta futi në gen këtë obsesion letrar kaq të veçantë? Dhe ky,POET, që është i kursyer në fjalë, atë që nuk e thotë me vargje e thotë me fjalë:" atje,pas një dere të vjetër, në një nga lagjet e TIRANËS, jetonte"DIAMANTI I PAGDHËNDUR",profesorja e tij,ZONJA E NDERUAR,FATIME SHEHU! Kjo profesioniste pa tek nxënësi i saj,atë"iskrën" e talentit që rrinte fshehur në ato fletët e zhubrosura dhe i dha bekimin. Qe adoleshent ILIR HYSI por tek kthehet me veneracion për profesore FATIMENË më bën t'i pranëvë një shembull pak analogjik:- mbaroi LUFTA E MADHE PATRIOTIKE kundër nazistëve dhe një luftëtar e dekoruan me YLLIN e ARTË të HEROIT të BASHKIMIT SOVJETIK. Heroi,kur mori fjalën,tha:- Këtë yll,ju lutem,shkoni dhe ia vendosni mësueses sime. Ajo më bëri hero. Dhe ILIR HYSI,këtë thotë për DIAMANTIN E PAGDHËNDUR,FATIME SHEHU! Është fisnikëri mirënjohja dhe ky përkushtim,këtij"tëxhindosurit passoneteve" ia rrit karizmën poetike dhe ca më shumë atë njerëzore. Se i mirë dhe i aftë janë ndonjëherë.mospërputhëse.

* * *

Por të shkojmë dhe më tutje. Në vazhdim të këtij obsesioni kaq të veçantë, në"vija të trasha" më thotë:" Kam filluar që të shkruaj që në maturë dhe kam 20-vjet që shkruaj poezi"; e ndjej veten mirë në fushën e soneteve ,se jam i "Shkollës franceze". Tani le të dalim nga deti i hamendësive e t'i vendosim këmbët në tokë. Kush është ILIR HYSI?

ILIR HYSI është PROFESOR-doktor kardiokirurg në LILË të FRANCËS me gjithë familjen e tij .Letërsinë e ka pasion nga"DIAMANTI" dhe duke shkruar poezi ai gjen atë habitat çlodhës. Është një çlodhje aktive,sipas psikologjisë moderne apo ca më tepër një gjimnastikë e trurit.

Kur e shoh vëlliimin "SONETE DRITE" ku përfshihen 50 sonete, vërej që,për t'i ardhur në ndihmë lexuesit i karreshtuar në 5 rrathë. Rrethi i parë,sonete të shkruar gjatë maturës 1999-2000,në Tiranë. Rrethii dytë dhe i tretë janë shkruar nga viti 2000-2007,kur bëja studimet e larta në PARIS. Rrethi i katërt shënon rikthimin tim te soneti dhe rrethi i psetë me poezi larg strukturës së sonetit.

Duke e parë librin me sonete të këtij KARDIOKIRURGU dhe Poet,them si është futur në botën e bukur të poezisë,qoftë duke lëvruar një zhanër,pothuaj,të rrallë si soneti? Përgjigja sikur më vjen po nga një POET E SHKRIMTAR FRANCEZ,LUI ARGON që thotë:" Fjalët më morën për dore".Prej dore sikur e kanë marrë dhe këtë"Të fundmin e UDEGËVE" që shkruan sonete që,nëse pretendon që nuk do të flas për vete, me të ka ndodhur ajo që thotë GUSTAB FLOBER" Autori në një libër është si ajëri:Ikudondodhur dhe aspak i dukshëm". Nëse vazhdoj dhe me analogji të tjera se si është e mundur dhe si e gjen kohën që ti një mjek me kaq reputacion,që të shkruash poezi,unë them se aforizma angleze" Gjithmonë akohemi se kemi pak kohë dhe e jetojmë atë sikur ta kemi me tepricë" pothuajse është thënë dhe për ILIR HYSI. Është divine poezia,del nga shpirti,-thotë LASGUSHI,kurse ÇEHOVI thotë secili nga krijuesit duhet të flasë me zërin etij.Dhe zër i këtij poeti është si kantilenë e sa për mesazhet në këto "Sonete të mbushur me dritë" janë pak të koduara dhe,sado vepra e parë poetike,POETI sikur i thotë lexuesit:-Ndiqmë mua! Sikur nëpër këto sonete ku frymojnë vargje të një poezie moderne,të shkruhen vargjet e ÇAJUPIT: "Margaritari nuk gjendet as buzë detit/as në shpellë: kërkoje tek deti thellë!".Me bereqet të bardhë në FUSHËN E LETËRSISË qoftë dhe me sonete!

Tiranë,2 korrik 2021


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif