Sot është botuar në internet një Letër Publike e Prof.dr. Flori Bruqit, akademik, drejtuar politikanëve kosovarë të brezit të vjetër, të cilët kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti. Letra u drejtohet më shumë se 50 intelektualëve dhe portaleve të ndryshme.
E mbështes plotësisht intelektualin e shquar kosovar, Prof.dr. Flori Bruqin, akademik, për thirrjen që u drejton politikanëve në Prishtinë, të infektuar nga koronavirusi politik, të cilët janë shndërruar në ujqër të tërbuar dhe i janë sulur qeverisë së intelektualëve të rinj, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.
Politikanët kosovarë të brezit të vjetër e kanë vërtetuar në praktikë se po ndjekin vijën politike të tradhtarit me damkë të kombit shqiptar - Enver Hoxhës - i cili ishte një shërbëtor besnik i serbosllavizmit.
Kam dëshirë t’ju kujtoj politikanëve veteranë të Kosovës se kur Ymer Dishncia, si përfaqësues i Partisë Komuniste, solli në Shabin e Përgjithshëm Rezolutën e Mbledhjes së Mukjes dhe ia dorëzoi në dorë Enver Hoxhës, Miladin Popoviçi u interesua menjëherë për të mësuar përmbajtjen e saj. Kur e mësoi përmbajtjen, ai e mori në dorë Rezolutën, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia përplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë skenë, sa të turpshme, aq edhe poshtëruese për mbarë kombin shqiptar, Miladin Popoviçi po e luante në prani të udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Por, për çudi, mes burracakëve të udhëheqjes së lartë të partisë dhe të ushtrisë, që të gjithë të armatosur me kobure në brez, s’u gjend asnjë “trim” që të rrëmbete koburen nga brezi dhe t’ia shkrehte Miladinit në lule të ballit për atë poshtërim që i bëri publikisht jo vetëm argatit të regjur të serbosllavizmit Enver Hoxha, por edhe mbarë kombit shqiptar.
Traditën e poshtërimit që Miladin Popoviçi i bëri publikisht kombit shqiptar në javën e parë të shtatorit të vitit 1943, e vazhdoi Beogradi pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe tani atë traditë po e çon më tej krimineli Aleksandër Vuçiç, i cili, Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e pati zhubravitur, e pati bërë shuk dhe ua pati përplasur në fytyrë argatëve të regjur të Beogradit në radhët e politikanëve veteranë kosovarë. Dhe këta politikanë servilë të Beogradit dhe tradhtarë të kombit shqiptarë, u sollën si qentë e rrahur para serbosllavizmit, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, mbi shkatërrimin e Kosovës dhe mbi dinjitetin e 20 mijë femrave të përdhunuara.
Aksioni që argatët e Beogradit, me në krye Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, kanë ndërmarrë kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, është akti më i lartë i tradhtisë kombëtare që ata po kryejnë jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër mbarë kombit shqiptar. Prandaj shumica e popullit shqiptar të Kosovës, dega e Vetëvendosjes në Tiranë dhe krejt Diaspora atdhetare në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të ngrihen peshë në këmbë në mbrojtje të Kryeministrit Albin Kurti dhe të qeverisë që ai drejton.
Sot është koha më shumë se kurrë që Zonja Vjosa Osmani ta thotë fjalën e saj me peshë në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti dhe të bëjë ç’është e mundur për t’u distancuar nga Isa Mustafa, sepse Lidhjen Demokratike të Kosovës ai e ka shndërruar në një celulë të partisë së Hashim Thaçit, i cili, në aleancë të ngushtë me Kryeministrin Rama, kërkon t’i lëshojë kriminelit Vuçiç Veriun e Kosovës, duke i anashkaluar përfundimisht të gjitha barbaritë që shovinizmi serbokriminal kreu në Kosovë, për çka vazhdon të mbetet i pandëshkuar edhe pas më shumë se 20 vjetëve.
Sinsinati, Ohajo
23 mars 2020
Comments