top of page

Sokol Demaku: ”KOSOVA PA YLL”

ree

Së shpejti në duart e lexuesit do te gjendet libri faktografik dhe udhepershkrues i shkrimtarit, gazetarit suedez Sören Sommelius me titull ”Kosova pa yll” mbi gjenjden e popullit shqiptar nën Jugosllavi dhe terrorin e regjimit nacionalist serb mbi popullin shqiptar të pa mbrojtur ndër vite.

 

                                                   ”KOSOVA PA YLL”

 

”Mbi tryezën e punës, përballë kompjuterit, kam një shtizë të vogël me një flamur të kuq prej mëndafshi të trashë. Është flamuri i Kosovës me një stemë heraldike të zezë. Nuk ka yll. Ylli në flamurin e Kosovës është shqepur. Ai tregonte që Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. Ai shtet nuk ekziston më. Në të vërtetë, gjithçka filloi në Kosovë...

 

Në dhjetor të vitit 1991 e vizitova për herë të parë Kosovën e aparteidit – cepin e harruar të Evropës. Terrori ndaj popullsisë civile shqiptare më goditi si një dorë e ftohtë. Kur kriza në ish-Jugosllavi u përkeqësua, gjithnjë e më shumë refugjatë filluan të kërkonin strehim në Suedi, shumica prej tyre nga kjo Kosovë. Këtu u pritën keq, u etiketuan si aventurierë dhe u shpif për ta nga ministra dhe zyrtarë të lartë.

Në Afrikën e Jugut, mediat liberale të bardha raportonin për shkeljet e të drejtave të njeriut. Por në Kosovë mediat janë detyruar të mbyllen. Prandaj nuk dëgjojmë asgjë për shkeljet e përditshme të të drejtave të njeriut. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se këtu në Kosovë qëndron një nga çelësat për paqen apo luftën në Evropë.

Ky është një libër shkruar në solidaritet me popullin shqiptar të Kosvës. Por qëndrimi im nuk është nacionalist. Unë nuk jam kundër "serbëve", por kundër serbëve ultranacionalistë që qëndrojnë pas terrorit dhe racizmit në Kosovë.

Libri bazohet në pesë udhëtime në këtë rajon gjatë periudhës 1991–1993 dhe në intervista që kam bërë vetë ose së bashku me miqtë e mi në grupin TFF-s për Jugosllavinë.”

 

Helsingbor, maj 1993

Sören Soomeliues

 

"Kosova pa yll" është një libër për krahinën e Kosovës në Serbi, ku dy milionë shqiptarë jetojnë nën terrorin nacionalist serb. Është një përshkrim i një lufte jo të dhunshme kundër aparteidit në ish-Jugosllavi dhe për refugjatët që nuk janë të mirëpritur në Suedi. Sören Sommelius është redaktor kulture në gazetën Helsingborgs Dagblad. Në vitin 1992 ai botoi "Udhëtimi i fundit në Jugosllavi", një reportazh që pasqyron sfondin e luftës dhe në pranverën e vitit 1993 boton gjithashtu "Lufta e mediave në ish-Jugosllavi" dhe së fundmi ”Kosova pa yll”.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page