Slogani “Guxo“ i Vjosa Osmanit


Slogani “Guxo“ i Vjosa Osmanit përkon sipas shkrim-thirrjes sime të 27 Nëntorit 2020 për Guximin intelektual e politik Nga Skënder Sadri KAPITI Jam i pari që kam propozuar, parashikuar dhe inkurajuar levizjen politike te Vjosa Osmanit të botuar në disa media. Znj. Vjosa Omani tani ka dalë me sloganin “Guxo”. Më erdhi shumë mirë dhe u ndjeva mirë pasi ky slogan i saj sot përkon pikërisht me parashikimin dhe vizionin tim në ate se cfarë unë kam shkruar dhe u jam drejtuar publikisht shqiptarëve dhe sidomos intelektualëve dhe mediave per të vepruar dhe për të guxuar për të vepruar , angazhuar dhe mbeshtetur Znj. Osmani në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë, për të cilat që në Gusht të vitit 2020 pata parashikuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të detyrueshme. Ja dhe shkrim-thirrja ime për guximin intelektual për të vepruar në mbështetje të Vjosa Osmanit botuar me 27 Nëntor 2020 Thirrje për ndërgjegjësim e veprim: Vizioni i Znj. Osmani-republikanizmi dhe çmontimi i korrupsionit dhe shtetit privat e tribal Skënder S.Kapiti Kurrë nuk ka zhvillim në një shtet kur ligjin e bëjnë dhe e sundojnë korrupsioni, nepotizmi, krahinizmi dhe injoranca, tipare këto të pushtetit e të politikës se epokës tribale e mesjetare, para republikane, para demokratike e para moderne. Kosova është trajtuar nga elita politike si një shtet privat dhe tribal dhe jo si shtet republikan. Postet dhe detyrat e larta shtetërore, administrative,pasuritë kombëtare dhe paraja publike, ligji dhe drejtësia në Kosovë janë prona, të drejta, autoritete dhe privilegje për një pakicë njerëzish me lidhje klanore, fisnore, partizane dhe krimi,korrupsioni e hajnije. Parlamenti, qeveria , presidenca dhe drejtësia kanë funksionuar si agjensi private të shpërndarjeve dhe shpërblimeve me paranë publike dhe të posteve atyre individëve që kanë lidhje familjare e fisnore. Le të bëhet një verifikim dhe do të rezultojë që: pothuajse i gjithë farefisi i politikanëve të lartë kosovarë janë të punësuar në administratën shtetërore dhe jo pak prej tyre edhe në 2 apo 3 borde ku marrin rroga t