top of page

SKËNDERBEU DHE DRAMA E NDALUAR E PETRO MARKOS




SKËNDERBEU DHE DRAMA E NDALUAR E PETRO MARKOS

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nga Hysen S.Dizdari

Studjues i Historise dhe Filatelise      ,Tirane me 17 Janar 2024

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në kujtim të 110 vjetorit të lindjes të shkrimtarit patriot  Petro Marko

Në kujtim të 556 vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit Skënderbeut

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pjesë nga libri i autorit:Hysen S.Dizdari

Bibliografi ,Gjergje Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorve  shqiptarë (1480-2023)

 

Shkrimtari patriot dhe atdhetare ,Petro Marko 

ka lindur në fshatin, Dhërmi më 25 nëntor 1913 – dhe vdiq në Tiranë më 27 dhjetor 1991.

Shkrimtari Petro Marko bën pjesë në plejadën e shkrimtarve moderne të prozës shqiptare dhe është cilesue me plotë të drejtë nga studjuesit e letersisë shqipe si shkrimtari i parë i cili hapi rrugën e modernizmit në letërsinë shqipëtare.

Ai filloi të shkruajë në moshën 20 vjeçare. Tregimet e tij të para u publikuan në gazeta të ndryshme të kohës.Në vitin 1936 së bashku me  Branko Merxhanin boton revisten dyjavore,jetë shkurtër:”ABC “ në Tiranë, e cila u mbyll me shpejtësi nga rregjimi zogiste i kohës.Petro Marko ishte një shkrimtare patriot dhe atdhetare me shpirt anarkist dhe u bë pjese në një grupi shqiptarësh që u bashkuan me njësinë Garibaldi në brigadat ndërkombëtare që morën pjesë në luftën civile të Spanjes në vitin 1936. Petro Marko u takua në Spanjë me një numër shkrimtarësh të njohur ndërkombëtarë dhe eksperienca e tij atje u bë bazë për romanin e tij të mirënjohur:” Hasta la vista”, i cili u botua  në Tiranë në vitin 1958.

Në vitet 1940, Marko u kthye në atdhe dhe në Vlorë,ku  nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit ,por u arrestua menjëherë nga regjimi i fashisteve italianë dhe e internojne në ishullin e Ustikës në Sicili. Pikërisht këtu lindi ideja e romanit tjetër të njohur i tij: “Nata e Ustikës”,botuar në Tiranë, në vitin1989.

Në vitin 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të ndërhyrjes të mësuesit të tij të gjimnazit, Ernest Koliqit dhe po atë vit kthehet në Shqipëri dhe bashkohet me forcat partizane. Në vitet 1945-1947 drejton gazetën “Bashkimi” .Por në vitin 1947 pas një kontrolli të befasishëm të partise në pushtet në redaksin e gazetës “Bashkimi”ai u arrestua nga regjimi komunist dhe u dënua për “shkelje të vijës së partisë”,lirohet nga burgu në vitin 1950 dhe më vonë ai u lejua të punonjë si mësues.

 



Në vitin 1973 shkrimtari patriotë ,Petro Marko shkroi një dramë kushtuar  Heroit tonë Kombëtar-Gjergj Kastrioti Skënderbeut,me  titulle:” Niku i Martin Gjinit”.

Pikërisht me këtë dramë kushtuar Skënderbeut ,fillon të ndalohet e censurohet vepra e tij.

Në vitin 1974 ,veprat e tij ndalohet dhe censurohen përsëri nga Ministria e Arsimit e kohës e cila e  përjashton nga Lidhja e Shkrimtarve dhe i heqin edhe të drejtën e botimit.

Ja ç,farë shkruan vetë shkrimtari Petro Marko në librin e tij me kujtimet:

 “Intervistë me vetveten”, Tiranë: sh.b. “Omsca”, 2000:

”Punova gjithë muajin dhe e mbarova dramën. Titullin ia vura “Niku i Martin Gjinit”.

U nisa për në Tiranë dhe ia shpura Ramiz Alisë, i cili më kishte dhënë këtë ide. Pas dhjetë ditësh, ai më thirri dhe më përqafoi: “I ke rënë në të! Ke bërë një vepër të arrirë…”!

Patjetër që unë u gëzova, por iu luta që për ta vënë në skenë këtë dramë, duhej të vinte regjisori Piro Mani nga Korça. Pirro Mani erdhi. Bashkë me Pjetër Gjokën, si ndihmës regjisor, u mblodhëm për të ndarë rolet, sipas aktorëve. Aktori i madh i teatrit, Naim Frashëri, kërkonte me insistim të merrte rolin e Nikut…!

E kisha paraqitur dhe në konkursin e Ushtrisë, ku fitoi çmimin e parë. Me paratë që mora, shtrova një darkë në shtëpi, me shumë shokë krijues. U dha për botim dhe në revistën “Nëntori” dhe u botua.

Të gjithë aktorët, i kishin marrë me shumë dëshirë rolet, aq sa Naim Frashëri, thoshte se; me këtë dramë, teatri ynë mund të nderohej edhe në Evropë…! Por në kohën kur po ndaheshin rolet, dhe kur filloi punën për dekorin edhe piktori Agim Zajmi, erdhi urdhri nga Komiteti i Partisë i Tiranës, që drama të mos vihej në skenë, se ishte liberale…! Duhej të pezulloheshin të gjitha përgatitjet. Qarkullonte në rrethet tona letrare, mendimi se, nuk mund të vihej në skenë, një dramë e cila, vinte theksin te njëfarë degjenerimi të fëmijëve të udhëheqjes (bëhej fjalë për kohën e Skënderbeut), sepse do të tingëllonte, si një analogji me bijtë e udhëheqësve aktualë. Në fakt, urdhri kishte ardhur nga lart. Ky ishte një helm tjetër, që m’u dha ta pija në heshtje, pa zhurmë.”/1

Por  në 110 vjetorin e lindjes , Petro Marko ,zë vend të rëndësishëm dhe është pjesë e Bibliografisë kushtuar Gjergj Kastrioti Skënderbeut në veprat e autorve  shqiptarë(1480-2023),si me poshtë:

 

PETRO, MARKO – 1973 (Skeda ne bibliografin e Skënderbeut-botim-2023)

Niku i Martin Gjinit - (Dramë e humbur)

Botuar në revistën “Nëntori”, 1973.

Kjo dramë i kushtohet Skënderbeut.

Por historia e krijimit dhe e botimit të saj është tragjike.

Petro Marko, si shkrimtar atdhetar që ishte, u persekutua dhe u dënua nga regjimi zogist,regjimi fashist dhe diktatura komuniste. Por puna e tij në shërbim të atdheut dhe vepra e tij letrare mrekullisht i mbijetoi regjimeve diktatoriale dhe kohërave ku shkrimtari dhe poeti persekutohej për mangësi ideore të veprave të tij artistike.

Drama:”Niku i Martin Gjinit “ u krijua me porosi të Ramiz Alisë dhe u botua në revistën “Nëntori” të vitit 1973. Por, pasi kjo dramë u botua te revista “Nëntori”, në muajin dhjetor 1973 u censurua menjëherë nga regjimi komunist i kohës, për gjoja mangësi ideore të dramës, dhe u hoq menjëherë nga qarkullimi.

Të njëjtin fat të kësaj drame pësoi edhe gjithë redaksia e revistës “Nëntori” e vitit 1973. U shkarkuan nga detyra:”per mungesën e vigjilencës revolucionare dhe mprehtësisë së punonjësit të shtypit të partisë”, kryeredaktori Fatmir Gjata, sekretari i kolegjiumit Andon Kuqali dhe redaktori i dramës Gjergj Zheji.2

 



Literatura:

2.Odhise Grillo : Lexikon: Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë (1872- 1995), f.149

VEPRAT LETRARE

Ø  Hasta la vista- ,roman,Tiranë ,1958

Ø  Qyteti i fundit- roman,Tiranë ,1960

Ø  Një emër në katër rrugë –roman,Tiranë,1973

Ø  Niku i Martin Gjinit-dramë-Tiranë,1973

Ø  Ara në mal – roman –Tiranë, 1970

Ø  Nata e Ustikës – roman, Tiranë,1989

Ø  Shpella e piratëve- roman –Tiranë,2005

Ø  Horizon – poezi,Tiranë,1959

Ø  Çuka e shtegtarit - roman,2002

Ø  Një natë dhe dy agime –Tirane,1963

Ø  Stina e armëve –  roman,Tiranë,1966

Ø  Halimi –roman, Tiranë, 1959

Ø  Shpella e pirateve-roman,Tiranë, 2005

Ø  Ultimatumi – roman,Tiranë,2002

Ø  Tregime të zgjedhura –Tiranë, 2003

Ø  Intervistë me vetveten, Tiranë, 2000

Ø  Fantazmat dhe plani -3+4-Tiranë,2000

Ø  PETRO MARKO, “Ara në mal”, Redaksia e botimeve “RILINDJA”, Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

Ø  PETRO MARKO, “Shpella e piratëve”, Redaksia e botimeve “RILINDJA”, Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

Ø  PETRO MARKO, “Horizont”, Redaksia e botimeve “RILINDJA”, Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

Ø  PETRO MARKO, “Stina e armëve”, Redaksia e botimeve “RILINDJA”, Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

Ø  PETRO MARKO, “Halimi”, Redaksia e botimeve “RILINDJA”, Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

Ø  PETRO MARKO, “Tregime”, Redaksia e botimeve “RILINDJA”, Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

Ø  PETRO MARKO, “Gazetari, mbreti e uria”, Redaksia e botimeve “RILINDJA”, Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.

267 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page