Skënder Sadri KAPITI: Faleminderit Prof. Terziu dhe “Fjala e lirë”

Faleminderit Prof. Terziu dhe “Fjala e lirë”
Nga Skënder Sadri KAPITI
Këtë falenderim timin për komentin Tuaj mbi një shkrim timin më të fundit te “Fjala e lirë” mbi rëndësinë historike të protestave rinore në Tiranë, mund t’a bëja si një koment të shkurtër, por vendosa t’a bëj në trajtën e një shkrimi, ku më shumë të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time për botimet që Ju u bëni jo vetëm shkrimeve të mia, por edhe të shumë shkrimtarëve, poetëve , romancierëve , por sidomos për ato shkrime të karakterit historik,patriotik dhe kombëtar Tuaja si dhe të Prof. Eshref Ymeri, Fahri Dahri etj.
I ftoj intelektualët, profesorët ,opinionistët dhe shkrimtarët që ua mundësoni botimet te “Fjala e Lirë”, pra te Fjala e të vërtetës, që sot sidomos të shkruajnë mbi zhvillimet që po bëhen në Shqipëri, ku rinia patriotike shqiptare po proteston në emër të lirisë, drejtësisë, për dinjitetin, për Shqipërinë etnike,për shtetin ligjor dhe demokratik. Ata për ditë kërkojnë mbështetje nga intelektualët e mirëfilltë ,që i tillë është vetëm ai intelektual i cili është patriot së pari.
Dhe meqenëse protestuesit kërkojnë mbështetje, ju lutem që në emër të fjalës së lirë , ata të paktën në mos shkruajnë ndonjë shkrim dhe opinion, të paktën ,të paktën të thonë ndonjë fjalë të mirë për bijtë dhe bijat studentore shqiptare që po kërkojnë ndarjen me të shkuarën komuniste, ndalimin e eksodit, ndarjen me politikën ishkomuniste dhe të paskomunizmit neokomunist.
Respekte për Ju ,për intelektualët patriotë dhe për “Fjalën e lirë”
Durrës, nga Skënder Sadri KAPITI








Mirënjohja është një nga vlerat më të bukura të komunikimit njerëzor dhe intelektual, sepse ajo dëshmon se fjala e dhënë, mendimi i ndarë dhe vëmendja e treguar nuk mbeten pa jehonë. Për mua, si dhe për revistën “Fjala e Lirë”, është gjithmonë kënaqësi dhe përgjegjësi të jemi pranë krijimtarisë, mendimit dhe vlerave që meritojnë të lexohen e të përcillen më tej. Fjala e lirë merr kuptimin e saj më të plotë pikërisht kur bëhet urë komunikimi, respekti dhe mirëkuptimi mes njerëzve. Faleminderit për vlerësimin dhe besimin, me urimin që fjala, kultura dhe letërsia të na bashkojnë gjithmonë në hapësira të reja bashkëbisedimi e frymëzimi.