top of page

Skënder Sadri KAPITI:  ÇFARË DUHET TË DINË SHQIPTARËT


Nga Skënder Sadri KAPITI 

Shkurtimisht, mendoj se shqiptarët duhet të dinë se:

1- Duhet të dinë se çfarë duhet të presin nga politikanët dhe pushtetarët  e tyre. Duhet të dinë t’i zgjedhin ata të cilët duhet dhe që i duhen atdheut dhe shqiptarëve. Shqiptarët duhet të dinë se elita politike e tyre dhe sundimtarët e tyre në Shtetin e tyre nuk kanë qenë fisnikëria, as burrëria dhe as krenaria kombëtare, as virtyti e as vlerat; nuk kanë qenë  ata të cilët kanë meritat dhe as ata të cilët kanë sakrifikuar më së shumti për Shqipërinë, por kanë qenë dhe janë ata të cilët i kanë dëbuar, përndjekur dhe që i kanë edhe vrarë ata të cilët jipnin gjithçka, edhe jetën për atdheun.

Shqiptarët nuk duhet të presin dhe as të tolerojnë e të mashtrohen prej gënjeshtrave,korrupsionit dhe prej mashtrimeve të politikanëve e pushtetarëve të tyre, si dhe duhet t’i ndëshkojnë mëkatet e tyre: sidomos mëkatin e tradhëtisë, të premtimeve mashtruese dhe korrupsionin e tyre.

2-Shqiptarët duhet të  ndëshkojnë padrejtësitë dhe jo  të largohen nga atdheu prej tyre; duhet të jenë  të ndërgjegjsuar dhe të dinë e te njohin forcën e tyre kombëtare si të pasfidueshme nga asnjë shtet e komb tjetër  si dhe as  nga asnjë pushtet, dhe se mbipushteti është vetëm vullneti i tyre patriotik, inteligjent, i drejtë dhe i pamanipuluar.

3- Shqiptarët duhet të dinë se pa mposhtur inatin, xhelozinë dhe sidomos egoizmin  kundër virtytshmerisë, vlerave kombëtare dhe moralitetit human; pa mposhtur egoizmin dhe urrejtjen  kundër të të merituarve, të të dinjitetshmëve dhe patriotizmit nuk mundet që të çlirohen energjitë vitale zhvillimore politike, patriotrike, kombetare, demokratike, intelektuale, akademike e shkencore, ekonomike etj.

A nuk e shohim se si në Shqipëri persekutohen  vlerat  me shume finese dhe djallëzi. Askund në politikë, as në diplomaci, as në parlament , as nëpër pushtet, as në drejtësi  as në akademi nuk kanë vënd pasardhës të familjeve fisnike dhe kombëtare, as talenti, as dhuntia, as profesionalizmi dhe as atdhetarizmi. Sot truri dhe inteligjenca shqiptare po marrin arratinë. Për pak kohë në Shqipëri e as në Kosovë ndoshta  nuk do të ketë as shkencëtarë, as mjekë e madje as ustallarë e as elektricistë.

 4- Shqiptarët duhet ta dinë pse edhe sot shqiptarët ikin nga Shqipëria. Dihet se ikën dhe u dëbuan shqiptarët e Çamërisë prej krimit, terrorit dhe genocidit grek; dhe ikën e u dëbuan në vitin 1999  një milion shqiptarë  nga Kosova prej regjimit kriminal e genocidial serb. Por shqiptarët duhet ta dinë por besoj se edhe e dinë pse duan të ikin edhe sot  nga Shqipëria 79% e të rinjve shqiptarë?! Pse, pra?! Këtë e dinë shqiptarët po pse nuk reagojnë kundër atyre të cilët ua imponojnë ikjen dhe braktisjen e Shqipërisë!? Pse-në e mosreagimit kundër këtij imponimi nuk po dihet se a e dinë apo jo shqiptarët!!??  Nuk po dihet edhe PSE-ja tjetër, ajo se përse qytetarët shqiptarë nuk u shkojnë pas atyre të cilët u thonë të vërtetat, atyre të cilët sakrifikojnë nga vetja e tyre energjinë intelektuale, guximin intelektual e patriotik për të mirën publike, por më shumë lexojnë thashethemnaja të  mediave mercenare dhe të intelektualizmin shterp, ordiner e negativ dhe  merren me vogëlsira, ngatërresa e thashetheme ndervete  dhe nuk solidarizohen e nuk mbështesin të vertetat qe demaskojnë politikën dhe drejtësinë e kriminalizuar e të korruptruar. Pse p.sh. nuk  e mbështesin sa dhe si duhet  publikisht dhe mediatikisht  VETTING-un , pse nuk e inkurajojnë punën e tij?!

Pra shqiptarët duhet të ndahen, ta ndëshkojnë  dhe ta mposhtin jo vetëm egoizmin e tradhëtinë por edhe hipokrizinë.

Sot kombëtarët, nacionalistët, patriotët dhe inteligjencën  nuk i internojnë dhe as nuk e pushkatojnë siç bëri diktatura komuniste, por i izolon, i streson  dhe i dëbon  “indiferentizmi demokratik” djallëzor  i politikës të cilën e kanë pronë të tyre trashëgimtarët dhe pinjollët e nomenklaturës së komunizmit, krimi, korrupsioni ,trafikantët e votave dhe të drogës, injoranca dhe tradhëtia.

5- Shqiptarët duhet ta dinë e t’i njohin mirë armiqt tradicionalë dhe të egër të tyre. Duhet të jenë vigjilint dhe syhapur e të përgatitur politikisht, diplomatikisht dhe sidomos ushtarakisht, sepse pavarësisht se Shqipëria është në NATO dhe Pasvarësisht synimeve të Shqipërisë e të Kosovës për në BE, dhe pavarësisht globalizmit: sllavo-grekët kurrë nuk do të heqin dorë nga antishqiptarizmi e shovinizmi i egër i tyre, nuk do të heqin dorë as nga provokacionet dhe përpjekjet e tyre për destabilizimin  e Shqipërisë dhe  as nga diversionizmi dhe financimet për të blerë tradhëtinë  dhe agjentë  nga radhët e politikës, pushtetarëve dhe të mediave shqiptare siç u bë publik  edhe rasti më i fundit ku politikanë e mediat greke deklaruan se ministria e tyre e jashtme  paska fonde sekrete për të blerë media, politikanë dhe për të financuar edhe Kishën Ortodokse për të lobuar në Shqipëri për interesa të Greqisë.

6- Shqiptarët duhet të njohin, të dinë dhe të respektojnë aleatët e vërtetë , besnikë e seriozë të tyre, e që SOT janë Shtetet kryesore të BE-së, dhe sidomos SHBA , aleati jetik strategjik global i shqiptarëve, si dhe Turqia e Kroacia si aleatë besnik rajonal në Ballkan. Dhe po kështu ndaj tyre duhet që edhe shqiptarët të jenë për ta aleatë besnik, të qëndrueshëm dhe mirënjohës reciprokisht  ndaj tyre.

7-Shqiptarët duhet ta dinë se koha punon tani për të vërtetën, për shqiptarizmin më shumë se kurrë. Kurrë më e favorshme se sot për shqiptarët nuk ka qenë koha. Prandaj duhet të shpejtojmë që ta kapim kohën dhe të jemi në kohë, se mjaft na kanë penguar të tjerët, dhe mjaft jemi të vonuar në rrugën e Bashkimit Kombëtar, të mirëqënies dhe të qytetërimit.

8-Është koha që shqiptarët duhet të bëhen e të ndjehen  thellë  shpirtërisht  si shqiptar. Për shqiptarët Shqipëria  është e para.

2 Comments


Guest
6 days ago

I dashur Profesor Fatmiri,

Ju përshëndes përzemërsisht për ribotimin e kësaj analize të publicistit të njohur në mbarë trojet tona etnike, ish-luftëtarit të UÇK-së, zotërisë së respektuar Skënder Kapiti, autorit të mjaft veprave publicistike. Kjo analizë është një thirrje, drejtuar mbarë bashkëkombasve tanë, për të pasur parasysh se nderimi i përhershëm i dashurisë dhe i besnikërisë ndaj atdheut, i aftësisë, i talenti, i ndershmërisë dhe i virtytit të individit, duhet të shërbejë si busull orientimi për zgjedhjen e politikanëve në krye të vendit. Zotëria Skënder Kapiti, të cilin e përshëndes shumë ngrohtësisht përmes Portalit Tuaj me auditor mjaft të gjerë, karakterizohet nga virtyte me vlera të larta edukative. Dijetari erudit francez, Blez Paskal (Blaise Pascal - 1623-1662) ka thënë:

       “Për…

Like

Arbëror Epiroti
Jan 21

Sa qartë dhe saktë e trajton lëtë temë. Sa mirë.është ta lexojnë fhe ta kuptojnë të gjiyhë shqiprarët dhe politikanët që janë.me meritokraci, jo ata me emërime. I nderuar Skënder, të.mbështes në konkluzionet e qarta fhe ju uroj shëndet dhe mirësi. Respekte.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page