Skënder Sadri KAPITI: Pse?
- 3 days ago
- 1 min read

Pse?
Nga Skënder Sadri KAPITI
Pse kaq shumë parti e politikanë
dhe kaq pak demokraci
Pse kaq shumë shkolla,
”profesorë dhe akademikë”
dhe kaq pak dije dhe edukatorë
Pse kaq shumë ligje e juristë
dhe kaq pak drejtësi
Pse kaq shumë pasuri
dhe kaq pak mirëqënie
Kaq shumë flamuj e simbole partish
dhe kaq pak patriotizëm
Pse kaq shumë trimëri
për të bërë tradhti e padrejtësi
Kur dihen të vërtetat
pse besohen gënjeshtrat
Pse pushteti i vogël
bëhet kaq i madh









Comments