Skënder Sadri KAPITI: Dardanë, sot të gjithë shqiptarët janë me shpirt e zemër me Ju
- 6 hours ago
- 1 min read

Dardanë, sot të gjithë shqiptarët janë me shpirt e zemër me Ju
Nga Skënder Sadri KAPITI
Sonte në Prishtinë luhet finalja kualifikuese për të shkuar në Kampionatin Botëror të Futbollit, dhe sot të gjithë shqiptarët janë me dardanët në Prishtinë.
Dita e sotme të kujton 17 Shkurtin e vitit 2008 kur Kosova, Dardania shpalli Pavarësinë, kur të gjithë shqiptarët festonin atë ditë.I urojmë futbollistëve dardanëve fitore dhe kualifikimin për në kampionatin botëror të futbollit.Fitorja e përfaqësueses së Dardanisë është fitore për të gjithë shqiptarët.
Në rast fitoreje sonte, kjo do ishte ngjarja e dytë e madhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Jo vetëm shqiptarët por edhe bota e madhe e futbollit boteror sonte është me sytë dhe vëmendje në Prishtinë, ku pretendent për të shkuar në botëror është përfaqësuesja e Kosovës, Dardanisë.Dardanët kanë rastin që të hynë në histori dhe të shkruajnë historinë. Futbollistët e Dardanisë na kanë bërë dhe na e kanë lartësuar krenarinë kombëtare, prandaj t’a mbështesim fuqishëm perfaqësuesen dardane.








Comments