top of page

Skënder Milaqi: Malli i një letre

  • May 15
  • 1 min read

Skënder Milaqi: Malli i një letre

 

 Kur s’kishte botë me drita ekrani,

As zëra që vinin me një prekje gishti,

Një letër nisej ngadalë si karvani,

Me mallin e zemrës mbështjellë si shiriti.

 

 Në fletën e bardhë derdhej dashuria,

Si vesë e mëngjesit mbi trëndafil,

Çdo germë mbante dridhjen e një zemre,

Si zog që kërkonte pranverën në prill.

 

 Sa ëmbël pritej posta nga largësia,

Te porta ku shpirti rrinte në ankth,

Një hap i postierit ndizte shtëpinë,

Si yll që papritur çan terrin e natës.

 

 Dhe duart që hapnin letrën me drojë,

Ndjenin zemrën e atij që shkruante,

Se boja s’ish bojë, por frymë e ngrohtë,

Bardhësi shpirti që me fjalë këndonte.

 

 Në shkronja ndihej aroma e mallit,

Një lot i tharë në cepin e fletës,

Aty kishte peshën e kohës dhe fatit,

Dhe tingullin e heshtur të vetë jetës.

 

 Sot vijnë mesazhet si erë kalimtare,

Pa bojë e mendim, pa rrahje zemre,

Por letra mbetet si këngë e rrallë,

Që ruan njerëzoren në kohë moderne.

 

 Një letër në kohë nuk vdes kurrë,

 Ajo s’plaket si vera në qetësi,

Dhe kur e lexon pas shumë vitesh,

Të hap përsëri dritaren e një vegimi të ri.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page